Futboll

Futboll
Juvenus
  • Lexuar 309

Juventus në çerekfinale të Kupës së Italisë

Juventusi vuan, djerësit shumë, por në fund ia del të kualifikohet në cerekfinalet e Kupës së Italisë. Në “Juventus Stadium”, bardhezinjtë mposhtën me rezultatin 3-2, Atalantën në një ndeshje të dominuar për më shumë se 60 minuta nga skuadra e Allegrit, por që në castet e fundit, bergamaskët për pak sa nuk e cuan ndeshjen në shtesë. Paraqitje e mirë për portierin e kombëtares shqiptare, Etrit Berisha me këtë të fundit që e kishte thjeshtë të pamundur të evitonte tre golat e Juventusit. Për t’i dhënë avantazhin skuadrës vendase mendoi Paulo Dybala që në 22-tën i asistuar nga Mandzukic realizoi një supergol duke mos i dhënë asnjë shans Berishës.

Në të 34-tën talenti argjentinas i kthehu reston kroatit Mandzukic i cili bëri gjithcka mirë duke realizuar edhe golin e epërsisë së dyfishtë për Juventusin. Kur ndeshja duke e mbyllur erdhi edhe reagimi i zikaltërve me Konkon që në të 72-tën shkurtoi shifrat. 3 minuta më pas Pjanic, kthehu në gol një 11-metërsh duke e cuar sërish në dy avantazhin e golave për Juventusin. Por vetëm pak caste më vonë Atalanta u rikthye në ndeshje me golin e 18-vjecarit të talentuar nga Bregu i Fildishtë, Emmanuel Latte Lath. Në fund vuajtjet ishin të gjitha për Juventusin Neto dhe fati ndalën hovin e Atalantës që u eliminua me dinjitet nga ruandi i 1/8 të Kupës së Italisë. Në cerekfinale bardhezinjtë do të kenë përballë fituesin e ciftit Milan-Torino.

Në cerekfinale u kualifikua edhe Fiorentina që tashmë do të sfidojë Napolin. Skuadrës vjollcë i mjaftoi një gol në fund nga pika e bardhë e penalltisë i Federico Bernardeschit për të kaluar 1-0 Chievon dhe për të avancuar më tej. Në Artemio Franchi të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga një lojtar më pak sepse fillimisht Radovanovic për veronezët dhe më pas Zarate për Fioren u ndëshkuan me karton të kuq.

Shpernda artikullin

De Biasi, i ftuari special te Sampdoria

Artikulli Pas »

Jahmir Hyka, zgjedh “ëndrrën” amerikane