Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Juventusi ndaj Bologna-s për vendin e dytë, Berisha kundër Strakoshës

Në Serinë A pavarësisht pikëve të humbura në Gjenovë me Sampdorian Juventusi i Allegrit vazhdon të qëndrojë në kontakt me skuadrat kryesuese. Bardhezinjtë i kanë që të gjitha mundësitë për të synuar edhe titullin e shtatë radhazi në kampionatin italian. Pas barazimit pa gola në Torino me Interin “Zonja e Vjetër” viziton në orën 15:00 në “Dall’Ara” Bolonjën, skuadër që në Emilia Romagna ia ka dalë mbanë për t’i frenuar tri herë në gjashtë përballjet e fundit, madje barazimi më i famshëm është ai i dy sezoneve më pare, kur “kuqeblutë” e Donadonit ndalën Juventusin pas plot 15 fitoreve radhazi. Po në orën 15:00 interes ngjallin gjithashtu edhe dy përballjet e tjera Fiorentina – Genoa dhe Sampdoria – Sassuolo, ndërsa në orën 18:00 në Campania pas barazimit mbresëlënës me Milanin skuadra e Beneventos do të japë maksimumin në stadiumin “Ciro Vigorito” ndaj Spalit, për të lëvizur nga pika e vetme që ka në tabelën e renditjes. Një ndër ndeshjet më të bukura në Serinë A pritet të luhet në mbrëmje në Bergamo, ku Atalanta do të përballet me skuadrën e Lazios. Edicionin e kaluar ky takim prodhoi plot shtatë gola, teksa Lazio fitoi 4-3 brenda në Lombardi pavarësisht se në fund “zikaltrit” çuditërisht e mbyllën kampionatin në vendin e katërt në kuotën rekord të 72 pikëve, me dy më shumë sesa klubi kryeqytetas. Sidoqoftë, këtë sezon gjërat flasin qartësisht për ekipin bardhekaltër, që gjithsesi paraqitet në “Atleti Azzurri d’Italia” pas disfatës në “Olimpico” me Toron dhe pa sulmuesin Ciro Immobile, që ka shënuar 15 gola në 15 javët e para. Po në Itali në orën 17:30 të apasionuarit e Serisë B kanë rastin për të ndjekur gjithashtu edhe takimin Pescara – Novara, me dy skuadrat që ndahen në klasifikim nga vetëm dy pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...