Futboll

Futboll
karabeci
  • Lexuar 323

Karabeci: Vazhdimësia na con drejt titullit

Mungesa e disa lojtarëve kryesorë të ekipit, të cilët e kanë patur të pamundur të udhëtojnë drejt Antalias për shkak të kushteve të vështira atmosferike mbetet problemi më i madh i Tiranës gjatë përgatitijeve në Turqi. Këtë e thekson edhe kapiteni Erando Karabeci, për të cilin qëndrimi në Antalia duhet të shërbejë për kolaudimin e grupit dhe përcaktimin e një mënyrë të qartë loje për pjesën e mbetur të sezonit.

“Të jemi realistë kjo është një minifazë që shërben për kolaudimin e grupit, por edhe për të gjetur ato skema apo rreshtime që na japin më shumë rezultat. Prblemi është se disa lojtarë kryesorë ende nuk kanë mbërritur për shkak të kohës së keqe dhe kjo nuk është gjë e mirë në këtë minifazë.”

28-vjecari shprehet me rezerva për merkaton, por nga ana tjetër këmnëgul se Tirana ka një grup shumë të mirë futbollistësh dhe mund t’i arrijë objektivat edhe me organikën aktuale.

“Mendoj se cdo ekip kërkon të përforcohet sa herë vjen periudha e merkatos, por duhet ta pranojmë se alternativat në janar janë të pakta. Se ku ka nevojë skuadra për përforcime këtë e dinë drejtuesit, por unë mendoj se edhe me grupin aktual jemi “ok”.

Në kampin bardheblu, fjala titull por artikulohet gjithnjë e më rrallë, pasi diferenca me Kukësin kryesues është 9 pikë. Për karabecin problemi i vetëm për bardheblutë është ruajtja e vazhdimësisë.

“Të pranosh që je për titull kampion duhet të kesh vazhdimësi në rezultate. Ky ka qenë problemi ynë më i madh gjatë pjesës së parë të sezonit. Për lojën që kemi zhvilluar ndoshta kemi qenë ndër më të mirët, por kjo nuk mjafton. Duhet të jem më efikasë para portës.”

Kritikat logjikisht janë për sulmuesit, por kapiteni i Tiranës e sheh problemin të mënyra sesi duhet të shkojë skuadra deri te goli, pa harruar edhe fatin që ndoshta nuk ka qenë me bardheblutë.

Shpernda artikullin

Kukësi shet dyshen Pejiç-Lena në Turqi?

Artikulli Pas »

Gagliardini zyrtarisht i Interit: Synoj Champions-in