Futboll

Futboll
13940207000454_photoi
  • Lexuar 667

Klopp dhe Guardiola: Liverpool-M.City ndeshje e madhe

Viti 2016-të mbyllet me një superndeshje. Këtë të Shtunë në Anfield Road luhet Liverpool-Manchester City, një sfidë të cilën mund ta shijoni live vetëm në ekranin e Supersport. Premier League ofron një tjetër duel titanësh, një përballje që do të përcaktojë edhe se cila do të jetë skuadra anti Chelsea në këtë sezon. Nga njëra anë janë të Kuqtë e Jurgen Klopp ndërsa në krahun tjetër është City i Pep Guardiolës. Bëhet fjalë për dy trajnerë që pëlqejnë futbollin e bukur dhe që tashmë do të jenë sërish përballë në një tjetër kampionat dhe në drejtimin e skuadrave të ndryshme. Nuk luhet më Borussia Dortmund-Bayern Munich por Liverpool-Manchester City. E di që për skuadrën e tij do të jetë një ndeshje shumë e vështirë por pavarsisht këtij fakti, Jurgen Klopp beson se Liverpooli e ka potencialin për ta mposhtur Manchester City-in.

“Është një ndeshje e madhe për të dyja ekipet. Në një kampionat të tillë ku 6 skuadra luftojnë për kreun pa harruar Evertonin dhe Southamptonin, sfida të tilla bëjnë diferencën. Avantazhi i vetëm që kemi ndaj City-it është se ndeshja do të luhet në Anfield.  Citiziens janë përmirësuar në drejtimin e Guardiolës dhe kanë një skuadër më të mirë se një vit më parë, por edhe ne nuk qëndrojmë më prapa në këtë aspekt. E sigurtë është që do të zhvillohet një ndeshje emocionuese dhe shumë e bukur për tu parë, nuk mendoj se do të përsëritet ndeshja e vitit të kaluar. Ne do të japim 100% e mundësive tona për të fituar”.

Për duelin ndaj Liverpoolit, Pep Guardiolës i rikthehet në dispozicion pas pezullimit sulmuesi kryesor i skuadrës argjentinasi, Sergio Aguero. Trajneri spanjoll u shfaq shumë i kënaqur në konferencën për shtyp që do të ketë mundësi të mbështetet te argjentinasi, pasi Aguero është një lojtar i pazëvendësueshëm për momentin te Citiziens. Guardiola ndërkohë nënvizoi se kjo ndeshje nuk do të jetë përcaktuese sepse në Premier League janë 6 skuadra që luftojnë për 4 vendet e para. Trajneri i Manchester City-it vlerësoi gjithashtu Liverpoolin për intensitetin e lartë të lojës që shfaq në cdo ndeshje.

Shpernda artikullin

Novara kalon Carpin 2-1

Artikulli Pas »

NBA, Buttler dhe Harden të papërmbajtshëm