Futboll

Futboll
gjilani
  • Lexuar 668

Klubit të Gjilanit i vidhen Kupat

Derbi mes Dritës dhe Gjilanit është derbi më i nxehtë në Kosovë dhe ndeshja mes këtyre dy ekipeve dhe këtë herë nuk ka kaluar pa probleme. Gjatë ditëve të fundit, klubit të Gjilanit i janë vjedhur trofetë e skuadrës, që qëndronin në selinë e klubit. Disa persona të paidentifikuar kanë hyrë në ambjentet e klubit bardhekuq dhe pasi kanë thyer dyert kanë marrë me vete dhe Kupat e fituara nga kjo skuadër.

Drejtuesit e klubit të Gjilanit pretendojnë se Kupat janë vjedhur nga tifozë të Dritës ndërkohë që shtojnë se një muaj e gjysmë më parë skuadrës së tyre I janë vjedhur dhe fanellat. Klubi i Dritës ka mohuar një ngjarje të tillë madje tifogrupi i skuadrës së Dritës ka dalë me një deklaratë, ku bën të ditur se Kupat klubit të Gjilanit nuk janë kanë vjedhur ata. Gjithsesi, fakt është se klubi I Gjilanit për momentin ka mbetur pa Kupat e fituara nga kjo skuadër.

Shpernda artikullin

Bayern planifikon blerjen e Harry Kane

Artikulli Pas »

Rrjetet siciale “tallin” Jose Mourinhon