Futboll

Futboll
korabi
  • Lexuar 425

Korabi: Donatorët nuk janë larguar

Donatorët nuk janë larguar. Klubi i Korabit ka dalë me një njoftim zyrtar duke siguruar tifozët se donatorët nga Amerika, Naim Agolli dhe Selim Rusi nuk janë tërhequr nga sponsorizimi i ekipit dibran. Drejtuesit e klubit kanë patur një komunikim me donatorët të cilët u kanë pohuar se thjesht kanë qenë pasivë kohët e fundit nisur nga rezultatet e dobëta të ekipit në aspektin sportiv, por nëse rezultatet ndryshojnë atëherë ata do të kontribuojnë edhe në vazhdim. Një kusht disi i cuditshëm ky që lidh sponsorizimin e mëtejshëm me arritjen e rezultateve, gjithsesi te Korabi theksojnë se të dy donatorët, Naim Agolli dhe Selim Rusi në asnjë komunikim dhe në asnjë mesazh nuk kanë deklaruar se janë tërhequr së sponsorizuari nga klubi.

Për trajnerin Gerd Haxhiu dhe skuadrën në këtë mënyrë gjetja e kthesës duke reaguar me arritjen e rezultateve kthehet në një obligim edhe më të madh, duke qenë se prej tyre varet edhe garancia financiare e ekipit. Takimi i radhës do të jetë përballë Tiranës, një prej skuadrave të 4-shes së parë të kampionatit, dhe ofron vështirësinë maksimale. Në komunikimin e klubit ka patur edhe një sqarim ndaj tifozëve në lidhje me pretendimet e tyre për censurimin e opinioneve të shfaqura me komentet në faqen zyrtare të klubit. Sipas Korabit kjo ka ndodhur për shkak të fjalorit që në disa raste ka qenë denigrues dhe fyes, e madje ka pasur akuza deri në shitje ndeshjesh të Korabit, duke i ftuar të gjithë që nëse disponojnë një provë, fakt apo dicka konkrete në lidhje me këtë pretendim, mund ta paraqesin në klub, dhe Korabi do të jetë i p[ari që do të denoncojë episode të tilla.

Shpernda artikullin

Nuancat “rozë” të sportit

Artikulli Pas »

Bushi e Bogdani në krye të Kombëtareve U21 e U19