Futboll

Futboll
15966282_1231198253584560_7592855993879226900_n
  • Lexuar 528

Korabi-Skënderbeu, akord për Plakun

Duket se cështja Sebino Plaku mund të mbyllet me një marëveshje huazimi midis Skënderbeut dhe Korabit. Sulmuesi është rikthyer në fillim të këtij viti tek kampionët, por drejtuesit e klubit dibran pretendojnë se është nën kontratë me ta. Në këtë mënyrë duket se palët kanë gjetur parimisht mundësinë e kësaj lëvizjeje. Sebino Plaku do të vijojë aventurën në Korcë ndërsa drejt Korabit me formulën e huazimit pritet të kalojnë dy ose tre futbollistë. Një nga emrat më të lakuar duket të jetë ai i sulmuesit vlonjat Ardit Hoxhaj, një njohje e vjetër e trajnerit Gerd Haxhiu. Bashkë me të në drejtim të Peshkopisë do të duhëtojnë edhe dy futbollistë të tjerë, emrat e të cilëve për momentin nuk bëhen të ditur. Fakt është që Skënderbeu ka konfirmuar se së bashku me Hoxhajn do të huazohen edhe Malaj e Sergio, dhe nuk përjashtohet që njëri prej tyre të shoqërojë vlonjatin. Megjithatë gjithcka pritet të mbyllet në ditët në vijim midis palëve, në mënyrë që zgjidhja e cështjes Plaku të mos shkojë në federatë. Ndërkohë drejtuesit e Korabit kanë patur kontakte edhe me Ansi Nikën që prishi marëveshjen me Tiranën, teksa janë në bisedime me disa futbollsitë të huaj.

Shpernda artikullin

Bregu: E ardhmja? E vendos Luftëtari!

Artikulli Pas »

Brazliani Cale: Kukësi, shansi i karrierës