Futboll

Futboll
vllaznia
  • Lexuar 226

Kruja e Çinari: Vllaznia fiton në Vlorë

Vllaznia në sulm përballë Flamurtarit. Për të vijuar serinë pozitive me gjashtë ndeshje pa humbje, madje duke frenuar Kukësin e më pas Partizanin. I tillë është mesazhi i dërguar nga Shkodra, ku në konferencën për shtyp përpara duelit të kësaj të shtune në Vlorë, nga mesfushorët ofensivë Arsid Kruja dhe Eraldo Çinari. Kruja foli si një “ish”, duke shprehur dëshirën ti shënojë vlonjatëve, për të cilët luajti në sezonin 2014-2015.

“Skuadra ka funksionuar mirë si grup në këto ndeshjet e fundit dhe jo më kot ka marrë edhe rezultatet pozitive. Edhe në ndeshjen në Vlorë ndaj Flamurtarit do të japim maksimumin tonë, pse jo të fitojmë dhe të marrim pikët për të synuar deri në fund të sigurojmë një vend për në Europë. Nëse dy sezone më parë, duke qenë pjesë e skuadrës vlonjate, i kam shënuar Vllaznisë dhe pse jo, do të ishte kënaqësi nëse do t’i shënojë nesër edhe Flamurtarit.”

Çinari në anën tjetër u përqendrua te ecuria pozitive e shkodranëve përballë Flamurtarit, me tre fitore në tre ndeshje të luajtura në këtë sezon. Edhe këtë herë, Vllaznia kërkon të mos dalë pa pikë.

“Po kalojmë një moment të mirë dhe natyrisht që do të kërkojmë ta fitojmë këtë ndeshje. E kemi munduar tri herë Flamurtarin këtë kampionat, pse të mos e mundim edhe herën e katërt. Në ndeshjen e fundit me Partizanin në fushë ishin të gjithë futbollistët shkodranë dhe kjo është kënaqësi, besoj edhe për tifozët. Një Vllazni si e kjo e sivjetshmja, me kaq shumë shkodranë, kishte vite që nuk shihej. Duhet të shfrytëzojmë në maksimum situatën jo të mirë që po kalon Flamurtari dhe të kthehemi në Shkodër me pikë.”

 

Shpernda artikullin

Luftëtari-Korabi, jep verdiktin e parë?!

Artikulli Pas »

Dëmtimi është i rëndë, Ibrahimoviç mbyll sezonin