Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kukësi-Tirana në Selman Stërmasi

Tashmë është zyrtare, Superkupa e Shqipërisë mes Kukësit dhe Tiranës do të luhet në datën 6 Shtator, ora 19:00 në stadiumin “Selman Stermasi”. Dy klubet kanë rënë dakort që takii të zhvendoset në kryeqytet pasi kanë depozituar një kërkesë të përbashkët në FSHF që kjo përballje të zhvillohet në “Selman Stermasi” dhe jo në “Elbasan Arena”. Vendimi është marrë pasi drejtuesit kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare e sezonit të ri futbollistik në vendin tonë. Kukësi luan finalen e dytë rresht të Superkupës, por këtë vit si kampion i Shqipërisë, ndërsa Tirana si fituese e Kupës së Shqipërisë. Verilindorët janë fituesit e edicionit të fundit të Superkupës së Shqipërisë dhe këtë vit do të kërkojnë të shtojnë një tjetër trofe, ndërsa bardheblutë synojnë të zbusin sadopak pasojat e sezonit të vështirë që i pret në Kategorinë e Parë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...