Futboll

Futboll
Flamurtari-Laci-470x313
  • Lexuar 127

Laci-Flamurtari, “vula” për mbijetesën

Flamurtari – Laci është një sfidë e pazakontë që mban në ankth gjysmën e skuadrave të kategorisë superiore. Rezultateti i kësaj ndeshjeje shihet se celësi i zgjidhjes së shumë enigmave, nga garapër mbijetesë e deri vendi i katërt, që nëse mbetet i hapur edhe në javën e fundit, pra Luftëtarit do t’i nevojiten pikë për ta ruajtur pozicionin e tij, mund të ndikojë edhe në cështjen e titullit kampion. Skuadrës së Stavri Nicës do t’i duhet të marrë pikë në Vlorë, për të rritur shanset e mbijetesës, e nëse këtë e arriti me Partizanin në Tiranë, pse mos ta besojë edhe në këtë transfertë shumë të vështirë. Nga ana tjetër ekipit të Duros edhe një pikë i leverdis për mbijetesën, pasi në ndeshjen fundit luan me Korabin, ku presupozohet se do t’i marrë me lehtësi tri pikët. E vecanta e kësaj përballjeje është në faktin se Laci, nëse arrin të bëjë mrekullinë duke marrë maksimumin, e siguron matematikisht  qëndrimin në superiore falë avantazhit në ndeshjet direkte me vlonjatët por edhe me Tiranën e Vllazninë nëse do të kemi më shumë se 2 skuadra në kuotën e 39 pikëve. Te kurbinasit janë rritur shpresat për këtë skenar edhe nga informcionet apo paqartësitë që vijnë nga kampi vlonjat. Në sfidën me Partizanit Danilo Alves u ndëshkua me karton të verdhë, duke plotësuar numrin tre që nuk e lejon të jetë në fushë ndaj Lacit. Një humbje e madhe për formacionin e Duros në fazën sulmuese, pasi braziliani është gjithmonë një problem për kundërshtarët. Me Fazlliun që ka patur proleme fizike, në vijën e parë pritet të aktivizohet Shehaj, për t’ia lënë vendin Nezirat në mesfushë ndërsa në fazën mbrojtëse kthehet Mersini. Në kampin kurbinas, Nica nuk do të ketë mungesa për arsye pezullimesh, një avantazh i madh për Lacin që është i detyruar të provojë gjtihcka për gjithcka në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

Shpernda artikullin

Europa apo mbijetesa në Teuta-Vllaznia?

Artikulli Pas »

“Calderon” drejt shembjes, stolat për tifozët