Futboll

Futboll
7a0a9703-750x450
  • Lexuar 554

Laçi-Partizani, rikthimi i “dashurive” të vjetra

Do të kthehem aq shpejt sa nuk do ta ndiesh mungesën time. Janë vargjet e një ndër këngëve të famshme italiane, natyrisht për dashurinë, por edhe në futboll, dashuritë e vjetra ndodh që rikthehen, dhe një shembull domethenës është kjo Laci-Partizani që mbyll javën e 6-të të Superiores.

Në verën e këtij viti pas një vendi të dytë me Agostinellin e larguar drejt Korcës, Partizani niste një cikël të ri me Adolfo Sormanin, një tjetër italian që duhej të conte të kuqtë drejt titullit, historia dihet si shkoi. 2 fitore , 2 barazime dhe një humbje në këtë kampionat, më shumë se një muaj pa shijuar 3 pikët dhe pauza e Kombëtareve mori me vete dhe Sormanin. Në krye të skuadrës është sërish ai Sulejman Starova, si në notat e një kënge udhëton mes ndjenjave të dashurisë e paknaqësisë mes tifozëve të kuq.

Në verën e këtij viti, pas eksodit masiv të futbollistëve, Laci niste një cikël të ri me Marcello Troisin, Braziliani që erdhi në Shqipëri si menaxher e më pas veshi tutat e trajnerit u konsiderua njeriu i duhur për një projekt të ri. Rezultatet nuk i dhanë të drejtë. Asnjë fitore, dhe skuadra në vendin e parafundit kushtëzuan largimin e Troisit. Laci i këtij fillim sezoni ishte antiteza e atij tradicional, nga një skuadër cinike por që merte pikët gjithmonë kur duhej, në një skuadër që nuk luante keq por nuk gjente rezultatin.  Edhe në Kurbin zgjidhja u gjend brenda shtëpisë me Ramadan Ndreun të kthyer në drejtimin e skuadrës.

Këtë të enjte dy personazhe të ndryshëm Starova dhe Ndreu gjenden përballë me tyë njëjtin objektiv, të ndryshojnë kursin e skuadrave të tyre për të gjetur rrugën e duhur në një kampionat të vështirë. Ironi e fatit në këtë mision përballen me detyrën për të kuruar të njëjtën sëmundje, shënimin e golit. Ishte pikërisht ky problemi i madh i Sormanit, ndërsa te Laci ende nuk e kanë festuar golin e parë në kampionat. Në drejtim për këtë arsye janë kthyer ata, njohjet apo dashuritë e vjetra, quajini si të doni. Te Partizani të paktën disa lojtarët e kanë festuar rikthimin e Starovës, do të jetë një dashuri apo urrejtje me tifozët. Për një trajner këtë e vendosin gjithmonë rezultatet.

Shpernda artikullin

Golden Foot 2016, fituesi është Gigi Buffon

Artikulli Pas »

Arlind Ajeti te Pescara në Janar?!