Futboll

Futboll
Laci-Teuta-1-0
  • Lexuar 1083

Laçi-Teuta, beteja për pikët e shpresës

Java e 31 e kategorisë superiore ngre siparin me sfidën Laci – Teuta, ku përballen dy skuadra me objektiva krejt të kundërta. Formacioni i Armando Cungut kërkon me cdo kusht fitoren në shtëpi për të shpresuar deri në fund për një vend në Europa League nëpërmjet kampionatit, pavarësisht asaj që do të ndodhë në ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë me Tiranën. Kurbinasit aktualisht renditen në vendin e 5-të në kuotën e 54 pikëve, 5 më pak se Partizani dhe 6 më pak se Tirana,  por kalendari i ndeshjeve të mbetura, i favorizon ndjeshëm futbollistët e Armando Cungur, pasi kanë vetëm një sfidë direkte me bardheblutë në “Qemal Stafa.”

Mirëpo kalendari i ndeshjeve të mbetura paralajmëron Teutën, që duhet të marrë pikë në cdo ndeshje për të shmangur rrezikun Apolonia që i vjen nga pas. Kundër formacionit të Gentian Begejës në këtë rast flet edhe historia përplasjeve direkte në dy sezonet e fundit. Djemtë e Detit suksesin për herë të fundit kanë triumfur në Niko Dovana në shtator të 2013, ndërsa në 5 sfidat pasardhëse janë mundur 4 herë dhe kanë barazuar në vetëm një takim. Kjo tendencë vështirë se do të ndryshojë në përplasjen e radhës nëse i referohemi formës që kanë shfaqur të dy formacionet skuadrës, stadiumit ku luhet ndeshja dhe objektivave të skuadrave.

Shpernda artikullin

Tevez përgatit largimin nga Juventusi

Artikulli Pas »

Ja oferta e Al Sadd për Xavi Hernandez