Bono akuzon Fifa-n për mashtrim
E Martë, 1 Dhjetor
Irlandezi Bono Vox akuzon Fifa-n për mashtrim.
Këngëtari i U2, Bono Vox duket se ende nuk e ka kapërdirë eleminimin e Irlandës nga pjesmarrja në Botërorin 2010, pas atij goli të realizuar me dorë nga Tierri Henry. Bono theksoi se ndjehet shumë I irrituar, dhe se shpreson që Fifa të fillojë të tregohet më e hapur ndaj teknologjisë, mbi të gjitha përsa I përket shqyrtimit të rasteve të dyshimta gjatë një ndeshje. Këngëtari iralndez shtoi gjithashtu se në Botëror do të bëjë tifo për kombëtaren e mikut të tij, Drogba, Bregun e Fildishtë.