Futboll

Futboll
Miralem-Pjanic-574982
  • Lexuar 367

Lajme blitz nga La Liga

Pjanic në orbitën e Barcelonës

Dëshira e parë në merkato mbetet Marco Verrati por nëse Barcelona nuk arrin të bindë Paris Saint Germain-in, për të marrë shërbimet e mesfushorit italian, blaugranat kanë gati planin B. Miralem Pjanic mesfushori boshnjak i Juventusit është zgjedhja e dytë e Barcës për repartin e ndërmjetëm. Drejtuesit e Barcelonës e pëlqejnë shumë 27-vjecarin ballkanas të cilin e ndoqën me vëmendje edhe në finalen e Champions Leagues.

 

Theo Hernandez te Real Madrid

Pavarsisht se Atletico e Madridit nuk mund të kryejë asnjë transferim në hyrje në këtë merkato, ashtu sic ishte parashikuar mbrojtësi i talentuar Theo Hernandez i cili ka përfunduar huazimin te Deportivo Alaves do të largohet nga Los Colchoneros. Atletico ka arritur prej kohësh marrëveshjen me Realin e Madridit për kalimin e 21-vjecarit francez në Santiago Bernabeu. Për kartonin e Hernandez i cili në ditët e ardhshme do të zyrtarizohet si blerja më e re e Los Blancos, Reali do ti paguajë Atleticos, 26 milionë Euro, 2 milionë më shumë sesa është cmimi që ka në klauzolë mbrojtësi i talentuar.

 

Sevilla dëshiron të mbajë Jovetic

Sevilla nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e Stevan Jovetic. Sulmuesi malazez i cili shkëlqeu me skuadrën andaluziane në pjesën e dytë të sezonit, kushton 13 milionë Euro. Për një shumë më të ulët, Interi nuk ka ndërmend ta shesë futbollistin, por edhe pse ende nuk kanë arritur një akord me klubin zikaltër, drejtuesit e Sevillas do të bëjnë cmos për ta mbajtur në skuadër Jovetic-in.

 

Enzo Perez drejt largimit nga Valencia

Aventurës se Enzo Perez te Valencia po i vjen fundi. Mesfushori argjentinas kërkohet me ngulm nga River Plate. Për kapetinin e Valencias Los Millionarios janë gati të bëjnë një sakrificë ekonomike. Perez u transferua nga Benfica te Los Che në 2014-tën për 20 milionë Euro dhe për ta lënë të lirë mesfushorin e përfaqësues albiceleste, Valencia kërkon minimalisht gjysmën e kësaj shume.

Shpernda artikullin

Ronaldo mesazh Mendes-it: Më co te Man. United

Artikulli Pas »

Kukësi sfidon Sheriff Tiraspol