Futboll

Futboll
The French L1 official ball is pictured before the French L1 football match between Paris Saint-Germain (PSG) and GFC Ajaccio on August 16, 2015 at the Parc des Princes stadium in Paris. Paris won 2-0.AFP PHOTO / FRANCK FIFE        (Photo credit should read FRANCK FIFE/AFP/Getty Images)
  • Lexuar 278

Lajme blitz nga futbolli

“Iniesta, edhe për shumë vjet te Barça”

“Andres Iniesta do të qëndrojë edhe për shumë vite të tjera te Barcelona.” Janë këto fjalët e Drejtorit Sportiv të katalanasve, Robert Fernandez. Kontrata e mesfushorit skadon në vitin 2018 dhe pritet që palët të vazhdojnë martesën mes tyre, me 32-vjeçarin që prej kohësh është kthyer në një nga yjet e skuadrës. Fernandez tha se te klubi blaugrana të gjithë dëshirojnë qëndrimin e Iniestas, dhe se është i bindur që edhe lojtari ka të njëjtin mendim.

andres iniesta

Tuchel-Arsenal, asnjë akord

Nuk do të jetë te Arsenali e ardhmja e Thomas Tuchel. Trajneri i Borussia Dortmund është një nga emrat më të përfolur si pasuesi i Arsene Wenger në stolin e londinezëve. Megjithatë sipas burimeve të “Sky Sports”, “Topçinjtë” kanë përgënjeshtruar lajmin e gjermanes “Bild”, se mes Tuchel dhe shoqërisë angleze është arritur akordi për sezonin tjetër. Një tjetër emër i rëndësishëm në listën e Arsenalit mbetet edhe Massimiliano Allegri i Juventusit.

thomas tuchel

Insigne: Rinovimi, në duart e Napolit

Lorenzo Insigne do të rinovojë kontratën me Napolin, vetëm nëse diçka të tillë e dëshiron edhe klubi i kaltër. 25-vjeçari deklaroi se presidenti De Laurentiis e di cili është prioriteti i tij, teksa theksoi se martesa ndodh kur duan të dyja palët, dhe jo vetëm njëra prej tyre. Megjithatë sulmuesi pohoi se për momentin është i fokusuar vetëm te fusha e lojës dhe se tashmë gjithçka tjetër është në dorën e drejtuesve të klubit.

1971516-41425807-2560-1440

R. Madrid, pasuesi i Pepe-s vjen nga P. League

Reali i Madridit prej kohësh po kërkon në merkato pasuesin e mbrojtësit Pepe, i cili në përfundim të këtij sezoni do të largohet nga “Los Blancos”. Zëvendësuesi i portugezit mund të vij nga Premier League, më saktësisht nga Manchester City. Sipas mediave spanjolle, agjenti i famshëm Jorge Mendes i ka propozuar drejtuesve madrilenë, argjentinasin Otamendi. La Liga nuk është një kampionat i panjohur për 29-vjeçarin, pasi në vitin 2014-2015, ka luajtur për Valencian.

otamendi

Shpernda artikullin

Federer s’njeh kufij, triumfon edhe në “Indian Wells”

Artikulli Pas »

Migjen Basha: Kualifikmi, mision shumë i vështirë