Futboll

Futboll
berita-sepak-bola-arda-turan-batal-pensiun-dari-timnas-turki-setelah-bicara-dengan-lucescu
  • Lexuar 388

Lajme blitz nga Primera Division

Arda Turan është duke kaluar ditët e tij të fundit te Barcelona. Galatasaray po vazhdon të këmbëngulë për të rikthyer në Stamboll mesfushorin turk. Por klubi verdhekuq nuk kërkon të shpenzojë me shumë se 10 milionë Euro për kartonin e Arda Turan. Vetë futbollisti po mendon seriozisht të lërë La Ligan dhe më konkretisht Barcelonën për të luajtur sërish në Superligën e Turqisë me Galatasaray-in.

Valencia kërkon një emër të madh në këtë merkato dhe po vazhdon bisedimet me Interin për të transferuar në Mestalla mesfushorin francez Kondogbia i cili ka prishur cdo raport me klubin zikaltër dhe është një hap larg largimit nga Milano. Me Interin, Valencia ka arritur një akord për mbrojtësin Jeison Murillo i cili shumë shpejt do të jetë një lojtar i Los Che, por trajneri Marcelino Garcia Torral dëshiron me cdo kusht edhe shërbimet e Kondogbia, pasi mesfushori mbetet një pritoritet për Valencian dhe gjasat janë që marrëveshja të arrihet.

Shumë skuadra interesohen për Munir El Haddadin por Barcelona ende nuk i po i gjen një destancion sulmuesit të talentuar. 21-vjecari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ernesto Valverde dhe pas luajti për një sezon në formë huazimi te Valencia do të largohet sërish nga Barca. Roma interesohet për Munir por ndërkohë ka edhe klube të tjera që lëvizin për të marrë shërbimet e sulmuesit sic janë, Lyoni, Marseja, Ajaxi, Lille dhe Leganes.

Villareali mendon për rikthimin e Luciano Viettos i cili konsiderohet si alternativa ideale për të zëvendësuar Roberto Soldadon i cili u largua për te Fenerbahce gjatë kësaj merkatoja. Nëndetsja e verdhë po ndjek me vëmendje edhe Lucas Perez-in e Arsenalit megjithatë dëshira e parë e drejtuesve të Villarealit për sulmin është pikërisht Luciano Vietto.

Shpernda artikullin

Lajme blitz nga Premier League

Artikulli Pas »

Zidane rinovon te Reali: Jam shumë i lumtur