Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme blitz nga Seria A

Igli Tare bën një superoperacion për Lazion në merkato. Mbrojtësi Wesley Hoedt transferohet në radhët e Southampton në Premier League duke mbushur arkën e Lazios me 17 mln euro duke përfshirë edhe bonuset dhe të gjitha përfshihen si bilanc pozitiv pasi lojtari u mor me parametër zero nga AZ Alkmaar. Tashmë klubi ka nisur kërkimet për ta zëvendësuar dhe kandidati kryesor është Gabriel Paletta i Milanit.

 

Juventusi mund të bëjë edhe një goditje tjetër në mesfushë. Tuttosport e cila njihet si gazetë pranë klubit bardhezi shkruan se Moussa Sissoko është lojtari që mund të zbarkojë në ditën e fundit të merkatos së verës. Mesfushori francez nuk është zgjedhje e parë e Pochettinos te Tottenham dhe mund të pranojë oferta për lojtarin edhe pse Juventusi nuk ka nevojë emergjente për një goditje të tillë por mund të realizohet vetëm sipas kërkesave të Juventusit.

 

E ardhmja e Mbaye Niang te Milani është në fije të perit. Prej ditësh Spartaku i Moskës ka bërë një ofertë prej 20 mln Euro e cila është pranuar drejtuesit e klubit por lojtari francez nuk pranon pasi po pret Torinon. Eshtë Sinisa Mihajloviç ai që insiston për të arritur një marrëveshje mes Torinos dhe Milanit por palët janë ende larg. Klubi granata ofron huazimin me të drejtë blerjeje 12 mln euro ndërsa Milani dëshiron ta shesë përfundimisht lojtarin për të mbushur edhe arkën.

 

Andrea Ranocchia është mes emrave që do të largohen nga Interi deri më 31 gusht dhe mbrojtësi ka si prioritet rikthimin në Premier Legaue. Burnley dhe Watford ndjekin lojtarin italian por së fundmi është shfaqur galatasaray që ka nisur bisedimet paraprake me 29-vjeçarin. Ekipi turk është interesuar edhe më parë për mbrojtësin por ky mund të jetë momenti i duhur për transferimin ndoshta me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...