Futboll

Futboll
Maxime-Gonalons
  • Lexuar 395

Lajme blitz nga Seria A

Lazio kërkon Maxime Gonalons

Me Lucas Biglia drejt largimit gjatë merkatos së verës, Lazio po përgatitet për të gjetur zëvendësuesin e denjë të 31-vjeçarit. Bardheklatit kanë hedhur sytë nga Franca, ku objektivi është Maxime Gonalons i Lyon. 28-vjeçari ka një kontratë deri në 2020 me skuadrën e drejtuar nga Bruno Genesio dhe për italianët do të jetë e vështirë të arrijnë të bindin francezët të lënë të lirë lojtarin. Një tjetër objektiv i Lazios është Joao Moutinho, por nisja e tratativave me Monacon duket e komplikuar.

 

Napoli futet në garë për Szczesny

Napoli provon të futet në mes të tratativës midis Juventusit dhe Arsenailit për portierin Wojciech Szczesny. Presidenti i të kaltërve, De Laurentiis, i cili është në kërkim të një zëvendësuesi për Pepe Reina, që do të largohet gjatë verës, kërkon të shfrytëzojë vështirësitë që po hasin bardhezinjtë dhe topçinjtë në bisedimet për transferimin e 27-vjeçarit nën urdhërat e trajnerit Allegri.

 

Banega, objektivi i Espanyol

Mesfushor i Interit, Ever Banega vazhdon të mbetet një nga objekivët kryesor për merkaton e Espanyol. Spanjollët e kërkojnë me ngulm futbollistin, pasi e kondierojnë një përforcim ideal për sezon i ardhshëm. Interesi i spanjollëve është aq i fortë sa janë gati të derdhin në arkat e zikaltërve shumën e 15 milionë eurove dhe gjithashtu t’i plotësojnë dëshirën 28-vjeçarit, që kërkon një pagë prej 3 milionë Eurosh në sezon.

 

Genoa dëshiron Cordaz

Me të ardhmen e Mattia Perin në dyshin, pasi Milani nuk heq dorë nga 24-vjeçari, që e shikon si pasuesin e ideal të Donnarummas, drejtuesit e skuadrës së Genoas kanë nisur nga puna për të kërkuar një portier të ri për sezonin e ardhshëm. Objektivi i trajnerit të kuqebluve, Juric është Alex Cordaz, të cilin e njeh që nga koha kur drejtonte Crotonen.

Shpernda artikullin

Lajme blitz nga Premier League

Artikulli Pas »

Ronaldo mesazh Mendes-it: Më co te Man. United