Futboll

Futboll
bernardo-silva-djibril-sidibe-bordeaux-monaco-ligue-1-10122016_kptnes3wvgt91owe216wy9ry1
  • Lexuar 245

Ligue 1, Monaco rikthehet ne vendin e pare

Monaco mori për momentin kreun e Ligës së parë në Francë pas një fitoreje që rezultoi shumë e thjeshtë për ekipin e Jardimit, që mundi 4-0 në tranfertë Bordon. Skuadra monegaske e nisi shumë mirë ndeshjen duke shënuar dy herë në pesë minutat e para, me Sidiben dhe Falcaon. Kjo epërsi e shpejtë me dy gola diferencë e cuan ndeshjen aty ku miqtë dëshironin. Monaco nga ky moment e kontrolloi mjaft mirë takimin duke menaxhuar jo vetëm rezultatin por gjithashtu duke e thelluar më tej atë në pjesën e dytë. Falcao ishte sërish protagonist me golin e 0-3.

Ndërkohë që përpara se kolumbiani të zëvendësohej realizoi dhe nga pika e bardhë duke mbyllur takimin me një 3 golësh. Bordo humbi dhe nervat dhe mbeti me 10 vetë deri në fund pas daljes me të kuq të Ounas, ndërsa Monaco mori një fitore shumë të rëndësishme që e ngjit në vendin e parë në renditje në pritje të supersfidës së të dielës, Nice-PSG.

Shpernda artikullin

Bayerni rimerr kreun, mposhti Wolfsburgun

Artikulli Pas »

Crotone merr nje fitore te rendesishme, mposht Pescaren