Futboll

Futboll
liriadrita
  • Lexuar 134

Liria e Shkëmbit mposht Dritën 2-0

Liria vazhdon traditën e vetë. Prizrenasit deshmuan prapë se në shtëpi shumë vështirë mposhten, pavarësisht se cili është kundërshtari. Këtë javë disfatën në stadiumin “Përparim Thaçi” e shijoi Drita. Gjilanasit vazhdojnë të befasojnë për të keq, pasi që regjistruan ndeshjen e 3-të rresht pa fitore. Futbollistët e Bledi Shkëmbit morrën avantazhin herët në minutën e 12-të. Gjithçka nisi nga gabimi i Liridon Lecit, Artur Magani e shfrytëzoi shumë mirë atë dhe harkoi rrezikshëm në zonë, e gabimin fatal të Drilon Musajt e ndëshkoi Qëndrim Gashi që realizoi nga afërsia për 1-0. Vetëm 2 minuta më vonë partnershipi Gashi – Magani mund të sjellte edhe golin e dytë. Sidoqoftë goli i dytë nuk vonoi shumë. Në minutën e 34-të Sefa harkoi nga këndi, Gashi i’a ktheu borxhin Maganit, i cili shënoi golin e parë në elitën e futbollit në Kosovë. Sfida për Dritën u komplikua dhe organizimi në lojë nuk dukej në nivelin e duhur. Në sekondat e fundit të pjesës së parë Arbnor Ramadani lëshoi një mundësi të shkëlqyer për të ngushtuar disavantazhin e mysafirëve. Në pjesën e dytë gjilanasit ishin më të mirë në gjitha aspektet por, më i rëndësishmi goli, mungoi. Në minutën e 49-të Kastrriot Rexha gjuajti mbi portë. I njejti lojtar pati rastin më të mirë në ndeshje, krejt në fund, pas kësaj goditje me të djathtën sulmuesi i Dritës qëlloi shtyllën.

3 ndeshjet e fundit kanë dëshmuar që Drita nuk është në gjendje të mirë dhe për këtë fakt trajneri Milaim Zuzaku pas ndeshjes deklaroi që shpejtë do të mbajnë një takim me drejtuesit e klubit për të gjetur një zgjidhje.

Bledi Shkëmbi theksoi se e dinte që ballafaqimi me Dritën nuk do të ishte i lehtë por me rëndësi ishin 3 pikët.

 

Bilanci i Lirisë në 4 ndeshje është 100% pozitiv në Prizren dhe 100% negativ në vizitë, me dy fitore dhe 2 humbje. Ndërsa Drita pavarësisht përforcimeve të shumta ka bërë fillim të ngjajshëm sikur në edicionin e kaluar. Tani është në vendin e 10-të me 4 pikë.

Shpernda artikullin

Mbombo: Dua Europën me Laçin!

Artikulli Pas »

Surpriza në Kupë, bien Kukësi e Teuta