Futboll

Futboll
CANA
  • Lexuar 3901

Lorik Cana: Ja pse zgjodha t’i bashkohem Nantës

Menjëherë pas prezantimit te Nanta, Lorik Cana dha përshtypjet e para për skuadrën e tij të re dhe shpjegoi arsyet pse vendosi të kthehej në Francë. Kapiteni i Kombëtares Shqiptare theksoi më tej se Nanta do t’i japë mundësi të qëndrojë në nivelet më të larta për të udhëhequr kuqezinjtë drejt “Euro 2016”.

“Jam shumë shumë i kënaqur, sepse isha në një moment të karrierës sime ku duhej të merrja kënaqësi nga puna ime dhe erdha në një klub ku më kanë pritur mirë dhe që më jep mundësi të vijoj një karrierë që deri në këto momente ka qenë fantastike. Në jetë ka momente ku duhet të marrësh vendime të rëndësishme dhe cdo person këto vendime i merr për veten e tij dhe për familjen. Trajneri dhe drejtuesit më kërkuan me ngulm, plus që Nanta është një klub me shumë histori në futbollin francez. Unë kam luajtur për disa vite në Francë dhe e njoh historinë e Nantës, infrastrukturën dhe fansat e kësaj skuadre. Shpresoj të jap më të mirën për një sezon të suksesshëm te Nanta. Për mua do të jetë një sezon shumë i rëndësishëm për perspektivën e Kombëtares Shqiptare, që shpresoj të kualifikohet në finalet e Euro 2016”.

Te Nanta Lorik Cana ka gjetur një tjetër kuqezi, Ermir Lenjanin, për të cilin rezervon fjalët më të mira.

“Ermirin e njoh shumë mirë, sepse luajmë prej dy vitesh bashkë në ekipin kombëtar. Është një djalë i jashtëzakonshëm dhe me cilësi të jazhtëzakonshme. Unë jam i kënaqur që ai zgjodhi ta vijonte karrierën në Francë, fillimisht me Rennes e më pas me Nantën që mendoj se i ka dhënë më shumë besim. U gëzova shumë që ai shënoi që në debutim me Nantën, por më erdhi keq që u ndëshkua me karton të kuq në sfidën pasardhëse. Shoh që ai është integruar shumë shpejt me grupin. Ermiri është një djalë i qetë dhe mua më duhet ta ndihmoj pak me gjuhën, sepse ai nuk flet frëngjisht”.

Në fundjavë Nanta do të përballet me Rennes në një derbi të zjarrtë, por për Canën që ka përjetuar situata të tilla edhe në Turqi dhe Itali, aktivizimi titullar që në ndeshjen e parë nuk do të ishte problem.

“Unë kam patur mundësi të luaj në disa derbi shumë të nxehtë si Paris Saint Germmain – Olimpique Marseille, Gallatasaray – Ferebahce apo Lazio – Roma. Gjatë javës së parë më duhet të njihem me skuadrën, pastaj i takon trajnerit të vendosë nëse duhet të aktivizohem menjëherë”.

 

cana te nantes  Cana_Lenjani_Nantes stervitje loirk 2

Shpernda artikullin

Lazio refuzon 50 mln Euro për Anderson

Artikulli Pas »

Sneijder te Interi?