Futboll

Futboll
van-Gaal
  • Lexuar 729

Louis Van Gaal, probleme me kujtesën

Cilësitë e Louis Van Gaal si trajner askush nuk i vendos në diskutim, por me kujtesën trajneri holandez duket se nuk i ka punët mirë. Gjatë një konferencë në SH.B.A. ku United gjendet për fazën përgatitore, tekniku holandez e quajti futbollistin e tij dhe gjithashtu kapitenin e 3-të të skuadrës Chris Smalling me emrin Mike duke shkaktuar të qeshura në sallë. Smalling, mbajti shiritin e kapitenit në ndeshjen miqësore ndaj Club America por Van Gaal në konferencë I ngatërroi emrin atij.

“Filozofia ime është që lojtarët duhet të pranojnë në çdo moment shiritin e kapitenit. Kapiteni i parë është Rooney, i dyti Michael Carrick dhe i treti z.Mike Smalling, kërkoj ndjesë ,Chris Smallin”.

Kjo nuk është hera e parë që Van Gaal ngatërron emrat pasi pas një fitoreje 2-0 ndaj Queens Park Rangern në “Loftus Road” gjatë muajit Janar, Van Gaal e quajti këtë skuadër si “Queens Park Raisins”. Herë tjerër, holandezi bën mirë të mendohet dy herë përpara se të flasë, për të shmangur dhe të tilla episode të pakëndshme.

Shpernda artikullin

River Plate, finalistja e parë e Kupës Libertadores

Artikulli Pas »

Skënderbeu, një kualifikim për prestigjin dhe financat