Futboll

Futboll
Luftetari-Korabi-667x500
  • Lexuar 229

Luftëtari-Korabi, jep verdiktin e parë?!

Java e 30-të e Kategorisë Superiore mund të japë verdiktin e parë sezonal, që lidhet për garën për mbijetesë. Humbja e mundshme e Korabit, e shoqëruar me fitoren e Flamurtarit apo edhe me një barazim të Lacit në ndeshjet e tyre, do të konfirmonte matematikisht renien e dibranëve një kategori më poshtë. Me 12 pikë në 29 ndeshje dhe i distacuar me 16 dhe 17 pikë respektivisht nga vlonjatët dhe kurbinasit, Korabit nuk do t’i mjaftonte kombinimi më i cmendur i rezultateve në 7 javët e fundit për të qëndruar në superiore. Debutuesit në elitën e futbollit shqiptar, tashmë në duart e Artion Pocit dhe Ermal Nexhipi, pas largimit të Gerd Haxhiut, do të presin Luftëtarin në “Elbasan Arena” thjesht për të respektuar kampionatin, pasi në mos këtë javë, në ndeshjet në vazhdimit verdikti matematikor mbetet i pashmangshëm. Një shans i mirë ky për Luftëtarin për të rifituar vendin e katërt, tashmë pronë e Vllaznisëme një pikë me shumë se gjirokastritët dhe që luan në transfertë me Flamurtarin. Ky favorizim nga kalendari vjen në një moment delikat për bluzinjtë, të cilët kanë pësuar tri humbje radhazi, më e rënda ajo e fundjavës së kaluar me Flamurtarin që shaktoi kaos me dorëheqjen e më as me rikthimin në detyrë të trajnerit Mlinkovic. Në tri përplasjet sezonale me Luftëtarin Korabi është mposhtur dy herë dhe ka barazuar në një rast, madje duke i befasuar vendasit brenda në Gjirokastër në fazën e dytë. Përballë një skuadre të pashpresë në garën për mbijetesë, fitorja konsiderohet formalitet për bluzinjtë, të cilët kërkojnë ta sigurojnë sa më parë matematikisht mbijetesën për të qenë shumë më të qetë në garën për vendin e katërt.

Shpernda artikullin

Gjoka përgatit “tiki-taka” ndaj Tiranës

Artikulli Pas »

Kruja e Çinari: Vllaznia fiton në Vlorë