Futboll

Futboll
13495344_1049201825158975_6941418411923450090_n
  • Lexuar 1247

Luftëtari me trajner serb, vjen Milinkoviç

Luftëtari bëhet me trajner. Klubi gjirokastrit zyrtarizoi angazhimin në krye të stolit të teknikut serb Mladen Milinkovic. Trajneri 48 vjecar ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit dhe do të drejtojë Luftëtarin në sezonin e ri ku objektivi kryesor që u ngjit në Kategorinë Superiore është qëndrimi mes më të mirëve të futbollit shqiptar. Sipas burimeve brenda klubit Milinkovic pritet të zbarkojë në Gjirokastër në dy ditët e ardhshme për t’ia nisur menjëherë punës për ndërtimin e një skuadre kompetitive me drejtuesit e Luftëtarit që kanë vendosur ti besojnë trajnerit edhe zgjedhjet e merkatos për angazhimin e elementëve të vlefshëm për sezonin e ri. Milinkovic që në të kaluarën ka luajtur si mesfushor ka një CV të pasur në karrierën e tij si trajner, pasi më parë ka drejtuar një sërë skuadrash në Superligën serbe. Kohët e fundit kampionati shqiptar ka njohur një hapje jo vetëm në drejtim të futbollistëve serbë por dhe të teknikëve, mjafton të kujtohen këtu emrat e zv/trajnerit të Tiranës sezonin e kaluar Ivan Gvozdenovic, apo edhe Miodrag Radanovic i cili pasoi Artim Shaqirin dy sezone më parë në stolin e Kukësit.

Shpernda artikullin

Anglia, dorëhiqet Roy Hodgson

Artikulli Pas »

Partizani, Dalipi: Me pak fat mund të fitonim