Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lukaku-Adrianos: Ishe Idhulli im, bashkë do të shënonim 70 gola

Romelu Lukaku dhe idhulli i tij, Adriano, tërhoqën vëmendjen e tifozëve të shumtë të Interit nëpërmjet një komunikimi në Instagram. Sulmuesi belg e ritheksoi se i ashtuquajturi “Perandori” e ka frymëzuar karrierën e tij.

“Ky futbollist ka bërë gjëra të mëdha për Interin dhe përfaqësuesen e Brazilit. Ishte idhulli im i fëmijërisë. Nëse do të luanim bashkë, do të shënonim 70 gola në sezon. I kam parë golat e “Perandorit” në YouTube, prandaj nuk ekzistonte asnjë klub tjetët në Itali veç Interit. Conte dhe stafi i tij po me ndihmojnë shumë. Pas asaj situate të krijuar te Manchester United, ishte shumë e rëndësishme të shkoja në një klub ku do të më ndihmonin shumë. Këtu e gjithë familja ime ndihet mirë.”

Adriano, nga ana tjetër, nuk u kurseu lëvdata për sulmuesin belg.

“Të premtoj që do të vij të të takoj së shpejti në “Appiano Gentile”. Ti je një futbollist i madh, këtë e di edhe ti. Tani ke marrë vendin tim, jam i lumtur për ty dhe Interin. Milano është një qytet i mrekullueshëm dhe tifozët janë gjithmonë përkrah skuadrës, sa herë që ajo ka nevojë. Kujtimet e mia? Goditja e lirë kundër Realit dhe aksioni individual ndaj Undineses, këta janë golat e mi më të bukur si zikaltër. Nuk do ta harroj kurrë derbin e fituar 3-2 në minutën e fundit.”

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...