Futboll

Futboll
3478B04400000578-3602509-image-a-188_1463859749303
  • Lexuar 584

Man. United fiton FA Cup, vendos Lingard

Fitore mes drithërimash për Manchester United. Në Wembley Djajtë e Kuq mposhtën 2-1  me përmbysje pas kohës shtesë, Crystal Palace duke shuar ëndrrën e skuadrës londineze për të fituar për herë të parë në histori,  Fa Cup. Ishte një ndeshje me të vërtetë e cmendur ajo mes Manchester United dhe Crystal Palace, edhe pse në fund festa ishte e gjitha për Louis Van Gaal dhe të besuarit e tij me Manchester United që arriti ta fitonte për herë të 12-të këtë kompeticion. Ky ishte trofeu i parë për klubin nga Old Trafford pas epokës së artë me Alex Ferguson në krye. 3 vjet iu deshën Djajëve të Kuq për të fituar sërish një trofe dhe Mancheter United ja doli të festonte në stadiumin mitik Wembley. Shumë raste dhe emocione pa fund në pjesën e parë por goli në këtë fraksion loje mungoi edhe pse të dyja skuadrat bënë gjithcka për të gjetur rrugën e rrjetës. Në pjesën e dytë Manchester United ishte më kërkues duke goditur edhe traversën por goli që zhbllokoi sfidën u realizua nga Crystal Palace. Në minutën e 78-të Puncheon mposhti De Gean duke ngritur peshë tifozët e Crystal Palace dhe trajnerin Alan Pardew i cili si shpërblim mori një top në fytyrë. Por festa e ekipit londinez zgjati me të vërtetë pak sepse 2 minuta më pas Juan Mata barazoi shifrat duke e cuar ndeshjen në shtesë. Në përfundim të shtesës së parë gjërat u përkeqësuan për United kur gjyqtari Mark Clattenburg i tregoi kartonin e dytë të verdhë në fytyrë qëndërmbrojtësit Chris Smalling. Por për ti dhënë një fitore të madhe Manchesterit mendoi Lindgard që i ardhur nga stoli në minutën e 110-të shënoi golin që i dha trofeun Djajëve të Kuq. Me suksesin në Fa Cup, Manchester United shpëton në një farë mënyre një sezon aspak pozitiv në kampionat dhe Kupat e Europës.

Shpernda artikullin

Tirana: Do të rinegociojmë me Ilir Dajën

Artikulli Pas »

Ibra magjik, PSG fiton edhe Kupën e Francës