Futboll

Futboll
3055522_herol
  • Lexuar 678

Manchester United, finalisti i parë i FA Cup

Manchester United është skuadra e parë që kaloi në finale të F.A Cup pasi mundi 2-1 Evertonin në “Wembley” pas një ndeshje me një fund drithërimash, ku Martial i dha të drejtën skuadrës së tij për t’u rikthyer në kryeqytetin britanik me një gol në minutën e 93-të.

Një fitore që mund të vlejë shpëtimin e sezonit për skuadrën e Van Gaal pas një sfide ku liverpulasit shpërdoruan raste pa fund madje dhe një 11-metërsh me Lukakun, kur rezultati ishte 0-1 për United.

Pikërisht në pjesën e parë Fellaini kishte kaluar në epërsi djajtë e kuq duke I shënuar ish-skuadrës së tij I shërbyer nga njeriu ndeshje Martial.

Gjithsesi një tjetër ish futbollist ishte protagonist në këtë ndeshje, Cleverley që detyroi Smalling të dërgonte topin në rrjetën e tij në minutën e 75-të.

Nga ky moment, Everton humbi dhe dy raste të tjera për gol, ku më I pastry ishte ai minutës së 82-të I Lukakut. Goli I munguar solli golin e pësuar me zëvendësuesni Herrera që pasoi për Martialin, I cili dërgoi topin në rrjetë duke rikthyer në finalen e FA Cup pas plot 9 vjetësh skuadrën e Manchester United.

Shpernda artikullin

Reali përmbys Rayon, fiton 3-2 në Vallecas

Artikulli Pas »

E diela futbollistike në SuperSport