Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Marc Marquez triumfon ne Ceki

Marc Marquez fiton Cmimin e Madh të Republikës Ceke në Moto GP. Ky ishte suksesi i tretë sezonal për kampionin në fuqi të Botës i cili u shkëput akoma edhe më shumë nga ndjekësit më të afërt në klasfikimin e përgjitshëm. Nëse vazhdon me këto ritme Marquez do të shkojë drejt fitimit të një tjetër titulli Botëror në klasin mbretëror të garave me motorë. Në Brno ishte një dominim i Repsol Hondas sepse i dyti u pozicionua shoku i skuadrës së Marquez, Daniel Pedrosa, ndërsa podiumi u kompletua nga Maverick Vinales. Vetëm vendi i 4-t për Valentino Rossin i cili gjithsesi duhet përgëzuar për përmbysjen e cmendur që realizoi. Në fakt gara nisi në malore për Marquez i cili humbi 9 pozicione që në start por spanjolli u tregua i zgjuar pasi ndryshe nga rivalët e tij hyri shumë shpejtë në bokse për të ndërruar motorin dhe për ti hipur atij me goma slik për tu ambientur menjëherë me pistën duke nxjerrë më të mirën nga potenciali i tij.

Marquez arriti të rimerrte kreun për një podium të gjithin spanjoll ndërkohë spektakël dhuroi Valentino e cili edhe pse hyri me vonesë në bokse për të ndërruar motorin rikuperoi shumë pozicione duke parakaluar në xhiron e fundit britanikun Cal Crutchloë, për tu pozicionuar  në fund i 4-ti.  Andrea Dovizioso u mjaftua me vendin e 6-shtë ndërkohë që zhgënjeu totalisht Jorge Lorenzo i cili e mbylli garën i 15-ti. Në klasfikimin e përgjithshëm Marquez kryeson me 14 pikë avantazh ndaj Maverick Vinales, 21 ndaj Doviziosos dhe me 22 pikë nga Valentino Rossi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...