Futboll

Futboll
marquez
  • Lexuar 187

Marc Marquez pole në Austri, i 70-ti në karrierë

Marc Marquez, fluturon edhe në Spielberg në cirkuitin e Cmimit të Madh të Austrisë duke regjistruar pole-position e 5-të sezonal dhe të 70-tin në karrierë. Kampioni në fuqi i Botës regjistroi një kohë fantastike duke mos u dhënë asnjë mundësi rivalëve të tij. Marquez e ndali kronometrin në 1 minutë 23 sekonda e 235 të mijtat, dhe falë kësaj xhiroje fenomenale la pas dy motorët Ducati që ishin në një formë të jashtëzakonshme. Andrea Dovizioso dhe Jorge Lorenzo do ta nisin garën e Austrisë nga vija e parë përkrah pilotit të Repsol Hondas, pasi Dovi dhe spanjolli 3-herë kampion Botë regjistruan respektivisht kohën e dytë dhe të 3-të më të mirë në provat zyrtare.

Në vështirësi Yamaha me Maverick Vinales që nuk shkoi më shumë se vendi i 4-t , ndërsa menjëherë pas tij do të nisen Zarco dhe Petrucci. Valentino Rossi do të ketë një tjetër garë në malore sepse do të niset nga rradha e tretë sepse regjistroi kohën 7-t më të mirë. Për Marc Marquez ky në Spielberg  ishte pole-position i tretë rradhazi pas atyre në Sachsenring dhe Brno. Zhgënjeu ndërkohë shoku i skuadrës së spanjollit, iberiku tjetër Dani Pedrosa i cili i mbylli provat në vendin e 8-të i ndjekur nga britaniku Cal Crutchloë.

Shpernda artikullin

Rey Manaj drejt kalimit te Granada

Artikulli Pas »

Start fantastik për Shkëndijën e Tetovës