Futboll

Futboll
1114364_toptease_article_desktop_com
  • Lexuar 289

Mavraj garon për formacionin e Bundesligës

Mërgim Mavraj në garë për formacionin më të mirë të fazës së parë në Bundesligë. Mbrojtësi shqiptar është përzgjedhur nga faqja zyrtare e Bundesligës u do të votohet për 11-ëshen më të mirë të fazës së parë pas paraqitjeve pozitive me fanellën e skuadrës së Këlnit. 30-vjeçari shqiptar garon me mbrojtësit Sokratis të Borussia Dortmund, Mats Hummels e Jerome Boateng të Bayernit të Mynihut, Willi Orban të Leipzig dhe Jesus Vallejo i Eintracht Frankfurtit. Sipas njoftimit të publikuar në faqen bundesliga.de, votimi do të jetë i hapur deri në datën 31 Janar. “Pas paraqitjes pozitive në Euro 2016 me Shqipërinë, Mërgim Mavraj dhuroi të njëjtën performancë edhe me fanellën e Këlnit në fazën e parë. Mbrojtësi shqiptar nuk ka munguar asnjë minutë gjatë pjesës së parë të sezonit, ndërsa ka arritur të fitojë plot 58 % të dueleve direkte dhe ky është një rekord në Bundesliga. Gjithashtu, ai a gabuar vetëm në 13 % të pasimeve”, shkruan faqja e kampionatit gjerman që veçon performancën e 30-vjeçarit shqiptar si një nga më të mirat në të gjitha fazat mbrojtëse të skuadrave pjesëmarrëse në Bundesliga. Pak ditë më parë, Mavraj zyrtarizoi transferimin në radhët e Hamburgut duke i dhënë lamtumirën skuadrës së Këlnit. Edhe në ekipin e ri, mbrojtësi shqiptar do të ketë një rol lideri dhe pritet të japë një kontribut të madh në luftën për mbijetesë.

Shpernda artikullin

Nuancat “rozë” të Sportit

Artikulli Pas »

San Jose Earthquakes pranë firmës me Jahmir Hykën