Futboll

Futboll
15781680_10154270466284117_1768981831791859733_n
  • Lexuar 583

Mavraj te Hamburgu: Jam në një klub me histori

Tashmë është zyrtare. Mërgim Mavraj është një futbollist i Hamburgut. Klubi gjerman bëri të ditur firmën me qendërmbrojtësin e Kombëtares Shqiptare që ka nënshkruar një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2019 me skuadrën e tij të re. Edhe pse detajet financiare në njoftim zyrtar nuk bëhen të ditura, mediat gjermane njoftojnë se për kartonin e Mavrajt Hamburgu ka derdhur 1.8 milionë euro në arkat e Këlnit. Në faqen e tij zyrtare Hamburgu prezanton me krenari Mavrajn duke evidentuar se mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare ka luajtur gjithë ndeshjet e Këlnit si titullar këtë sezon, duke përcjellë edhe një intervistë të gjatë dhe mjaft interesante të Mavrajt që fillimisht shpjegon arsyet përse zgjodhi Hamburgun me fjalët.

“Për shumë njerëz ky ndryshime ishte një surprizë , por situata me kontratën në skadencë te Këlni dhe interesi i madh që shprehën trajneri dhe drejtuesit e Hamburgut  ndikuan që të bëj këtë hap. U ndieva i vlerësuar kur dëgjova për interesimin e Hamburgt dhe pata biseda mjaft interesante me trajnerin Markus Gisdol dhe drejtorin sportiv Dietmar Beiersdofer. Për mua ana njerëzore është shumë e rëndësihme pasi dua të mbahem mend jo vetëm si një lojtar i mirë, por edhe si një njeri i mirë. Është ndjesi e këndshme të ndiesh këtë besim , dhe Hamburgu është një klub i madh me tifozë të mrekullueshëm. Për shumë lojtarë është një ëndërr të luash në këtë klub”.

Hamburgu është një ndër klubet me më shumë histori në Gjermani, i vetmi që luan në Bundesliga që nga krijimi i saj dhe misioni i Mavrajt për të ndihmuar skuadrën drejt mbijetesës duket se i përhstatet më së miri edhe karakteristikave të tij, sic deklaron vetë mbrojtësi.

” Do të përpiqem me gjithë forcat të mbështes skuadrën duke kontribuar me eksperiencën time. Dua që ti shfaq vlerat e mia në fushë që nga janari. Unë dua të marr përgjegjësitë dhe të identifikohem me këtë mision. Unë nuk dorëzohem kurrë, nuk trembem përballë asnjë misioni. Si një mbrojtës p[ërpqem të kem balancë pasi duhet të jesh i fortë për të ndalur lojtarët më të mirë të kundërshtarit, por njëkohësisht edhe të pasosh mirë.

Mavraj dëshiron të integrohet sa më shpejt te Hamburgu ku sic shprehet njeh shumë lojtarë me të cilët ka luajtur në të kaluarën , ndërkohë që është i bindur se skuadra ka potencialin për tyë qëndruar si gjithmonë mes më të mirëve të futbollit gjerman duke garantuar padyshim maksimumin.

Shpernda artikullin

Berisha në skuadrën më të mirë të Serisë A

Artikulli Pas »

Partizani nis kërkimet për një goleador