Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Merr fund dilema, Reali zgjedh trajnerin e ri

Ka marrë fund dilema e Realit të Madridit për të gjetur pasuesin e Zinedine Zidanes, i cili dha dorëheqjen pak ditë pas triumfit për herë të tretë radhazi në Champions League.

Presidenti Florentino Perez ka arritur akordin me trajnerin e kombëtares spanjolle, Julen Lopetegui, i cili do të ulet në stolin madrilen menjëherë pas përfundimit të kampionatit botëror “Rusi 2018”.

51-vjeçari ka drejtuar të gjitha skuadrat e moshave të kombëtares spanjolle, ndërsa ka qenë trajner edhe i Real Madrid B, në sezonin 2008-2009.

Kulmi i karrierës së tij si trajner klubesh ishte drejtimi i Portos në sezonet 2014-2016, ndërsa më pas u ul në stolin e “Furia Roja”-s. Julen Lopetegui ka firmosu një kontratë 3-vjeçare me Realin e Madridit, duke pranuar të drejtojë skuadrën deri në vitin 2021

Më herët Perez pati kontaktuar edhe trajnerë si Conte, Allegri, Pocchettino, etj, të cilët refuzuan të ulen në stolin e kampionëve në fuqi të Europës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...