Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Messi këshillon drejtuesit e Barçës: Blini Salah

Të përditshmet spanjolle dalin me lajmin se ikona e Kombëtares Argejntinase njëherazi dhe e Barcelonës Lionel Messi i ka kërkuar drejtuesve të klubit katalan të marrin shërbimet  lojtarit të vitit në Premier League faraonit egjiptian Mohamed Salah, me të cilin do të formonin një partneritet të pathyeshëm sulmi bashkë me Luis Suarez për sezonin e ardhshëm. Kjo nënkupton dhe faktin se Messi ka impakt dhe ndikim në vendimarrjen e drejtuesve të Barçës për lojtarët që shihen si objektiva prioritarë të merkatos dhe Salah është kandidati i parë në listën e preferencave. Sulmuesi 26-vjeçar, i cili fitoi Këpucën e Artë në ishull ndërsa në total realizoi 44 gola në sezonin që lamë pas dhe konsiderohet si një prej pikave të forta të skuadrës nga Anfield, me Liverpoolin që kërkon ta blindojë me një kontratë të rinovuar nga e cila do të përfitonte  185 mijë paund në javë, ndërkohë që kontrata aktuale e Salah, i cili nënshkroi me The Reds në 2017-ën aktualisht sheh një angazhim të tij në terma financiare prej 34.3 milionë paundësh në sezon. Sidoqoftë siç dihet tani trendi i kartonit të tij është gjithnjë e në rritje duke e bërë atë një lojtar që kushton më shumë se 100 milionë paund. Kampionët e La Ligas janë të prirur për të plotësuar kërkesën e yllit argjentinas ndaj pritet të dalin më një ofertë madhore për Mohamed Salah që konsiderohet si Messi i Egjiptit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...