Futboll

Futboll
manager-collage
  • Lexuar 8312

Messi, Ronaldo e Ibra pas 30 vjetësh…

Lojtarë të mëdhenj të së tashmes, që një ditë mund të jenë trajnerët e mëdhenj të së ardhmes. Falë photoshop, loja elektronike Top Eleven ka krijuar imazhet e disa prej emrave të njohur të futbollit botëror, se si do të dukeshin 15 deri 30 vjet më pas, ku pse jo mund të mbulojnë dhe rolin e trajnerit. Njëri prej personazheve të përzgjedhur është Zlatan Ibrahimovic, që duket se dhë në profesionin e tij të ri nuk e ka humbur aspak grintën dhe as ka ndryshuar dhe modelin e flokëve stil samuraj, që në fakt i shkon për shtat dhe si një 50-të vjecar. Cristiano Ronaldo si futbollist është i padiskutueshëm por dhe si trajner nuk do të dukej keq, aq më tepër që pas 15 vjetësh pritet të ketë dhe një hije si bashkombasi i tij Jose Mourinho. Rivali i tij në fushë sot, Lionel Messi mund të jetë pse jo dhe rivali më i madh dhe në stol. Argjentinasi në fakt, pas 20 vjetësh pritet të duket identik si babai i tij. Thierry Henry nga personazhet e përzgjedhur duket se është ai mbi të cilin pesha e viteve ndihet më tepër, ndërsa Francesco Totti pas 20 vjetësh duket se do të jetë shumë më serioz se aktualisht, duke ju përshtatur dhe profesionit të tij të ri. Sa i përket Sergio Ramos, me siguri mbrojtësi i Realit pas 30 vjetësh do të ishte një prej trajnerëve më tërheqës në qarkullim.

Shpernda artikullin

Çmimet dhe si të blini një biletë për në Euro 2016

Artikulli Pas »

MotoGP, Marquez i pari në Australi, Lorenzo niset i treti