Futboll

Futboll
luftetari
  • Lexuar 260

Miqësoret, fiton Luftëtari, Flamurtari “ko”

Luftëtari fiton miqësoren e parë në Antalya. Skuadra gjirokastrite, mposhti me rezultatin 4-3, skuadrën kazake të Ordabasy-it. Falë një dygolëshi të Kristal Abazajt dhe finalizimeve të Ramadanit dhe Reginaldos, bluzinjtë e Mladen Milinkovic u treguan superiorë ndaj kundërshtarëve nga Kazakistani duke imponuar ritmin e tyre. Një fitore e rëndësishme kjo për Luftëtarin ndaj një skuadre shumë të fortë, që në sezonin e fundit të kampionatit kazak u pozicionua në vendin e 4-t. Në minutën e 16-të Luftëtari e pa veten në disavantazh sepse skuadra e Ordabasy-it kaloi në avantazh duke kthyer në gol një 11-metërsh. Por vetëm 4 minuta zgjati epërsia e skuadrës kazake sepse gjirokastritët reaguan me Kristal Abazajn që barazoi rezultatin.

Sulmuesi i talentuar nga Elbasani ishte më i miri në fushë për Luftëtarin në këtë ndeshje duke i dhënë avantazhin bluzinjëve në minutën e 36-të. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë ndërkohë që kur kishin kaluar 10 minuta nga fillimi i pjesës së dytë mesfushori Behar Ramadani shënoi edhe golin e 3-të nga pika e bardhë e penalltisë. Pak caste më vonë ishte radha e skuadrës kazake për të ngushtuar shifrat me Abdulin, përpara se të vinte edhe finalizimi i Reginaldos që shënoi golin e 4-2. Në fund kishte vend edhe për golin e numrit 10 të Ordabasy-it, mesfushorit Ashirbekov që fiksoi rezultatin përfundimtar të këtij takimi në 4-3.

Ndryshe nga Luftëtari, Flamurtari u dorëzua në miqësoren e parë në tokën turke përballë skuadrës tjetër kazake Tobol. Përballë ekipit që e përfundoi kampionatin e fundit në vendin e 7, vlonjatët u mposhtën me rezultatin 2-0. Flamurtari zhvilloi një pjesë të parë pozitive me trajnerin Mezani që aktivizoi formacionin më të mirë të mundshëm duke hedhur në fushë që nga minuta e parë edhe blerjen e re mbrojtësin Jakovljevic. Në pjesën e dytë Gentian Mezani bëri shumë ndryshime në formacionin dhe Flamurtari pësoi dy gola nga skuadra kazake e Tobol që u shfaq më e freskët fizikisht.

Shpernda artikullin

Schneiderlin kalon te Everton

Artikulli Pas »

Partizani humbet 3-1 miqësoren e luksit me Fenerbahçe