Futboll

Futboll
585312ec7144e-image
  • Lexuar 245

Momenti jo i PSG, Emery nën akuzë

Humbja e papritur dhe njëkohësisht e merituar që pësoi Paris Saint Germain-i në fushën e Guingamp me rezultatin 2-1 është një tregues i qartë se kampionët e Francës po kalojnë një moment të vështirë. Unai Emery i cili u mor nga presidenti Al-Khelaiffi për t’i dhënë një tjetër shtysë skuadrës dhe që Parisi të tentojë të fitojë edhe në Europë, nuk ka gjetur ende formulën e duhur. Me largimin e Zlatan Ibrahimovic, Paris Saint Germain-i ka humbur shumë nga sharmi i dikurshëm dhe momentalisht skuadra pozicionohet në vendin e 3-të të Ligue 1.

Mediat franceze kanë kritikuar ashpër formacionin e Unai Emery pas paraqitjes së fundit zhgënjyese në fushën e Guingamp, me Parisin që nuk po arrin të bindë për asnjë moment. Cdo gjë po shkon shumë keq te kampionët e Francës të cilët edhe në Champions League në ndeshjen e fundit humbën vendin e parë në grupin A, duke u parakaluar nga Arsenali. Emery e ka të qartë, duke u shprehur pas ndeshjes ndaj Guingamp se Paris Saint Germain duhet të rifitojë besimin e humbur, pasi cilësitë nuk i mungojnë. Momentalisht skuadra kryeqytetase është në garë për ti fituar të gjitha kompeticionet ku merr pjesë por nëse Parisi nuk ndryshon marsh nga tani e tutje situata mund të përkeqësohet akoma dhe më shumë dhe duke filluar që nga trajneri Unai Emery e deri te lojtarë të rëndësishëm si Thiago Silva e Marco Verratti të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi.

Shpernda artikullin

Legjenda Hopkins tërhiqet me disfatë

Artikulli Pas »

Konferenca prekëse e Alan Ruschel