Futboll

Futboll
ryad-boudebouz-joao-moutinho-montpellier-monaco-ligue-1-07022017_1gtjfsft5jq4l1dofglgr11kax
  • Lexuar 299

Monaco fiton ndaj Montpellier dhe ruan kreun

Tjetër fitore për Monacon, e 2-ta rradhazi dhe e 5-ta në 6 ndeshjet e fundit të Ligue 1. Vijon forma fantastike e skuadrës nga Principata që në javën e 24-t të kampionatit francez, triumfoi 1-2 në transfertën e Stade de la Mosson përballë vendasve të Montpellier. Ishte një sukses i rëndësishëm ky për Monacon që vazhdon të kryesojë e vetme ligën e parë franceze në kuotën e 55 pikëve. Ky sezon mund të jetë i duhuri për formacionin nga Montecarlo për të fituar titullin kampion që Monacos i mungon që nga viti i largët 2000.

16 minuta i mjaftuan skuadrës së drejtuar nga portugezi Leonardo Jardim për të zhbllokuar shifrat në Stade De La Mosson. Ishte qëndërmbrojtësi polak Kamil Glik që kërceu më lart se të gjithë pas një harkimi të Lemar duke ndëshkuar skuadrën e Montpellier. Vetëm 4 minuta më pas talenti Mbappe i shërbyer nga Mendy realizoi edhe golin e dytë për Monacon duke ia bërë më të thjeshta gjërat skuadrës mike. Në fillimin e pjesës së dytë Montpellier rihapi sfidën me golin e kapitenit Hilton por vetëm kaq sepse as kartoni i kuq i Jemerson në të 88-tën nuk i erdhi në ndihmë skuadrës vendase që u mposht nga Monaco me shifrat 1-2.

Fitore e vuajtur e Paris Saint Germain, që mposhti me rezultatin 2-1 Lille. Serinë e golave për parizienet e hapi Cavani ne minutën e 70. Lille arriti të barazonte me Nicolas De Preville në të 86′ por Lucas Moura në minutën e 90 i dha fitoren skuadres se Unai Emery.

Shpernda artikullin

Duka: Ndaj Italisë duam rezultat pozitiv

Artikulli Pas »

Mauricio Leal, firmos zyrtarisht me Flamurtarin