Futboll

Futboll
_87163004_mourinhostill
  • Lexuar 450

Mourinho: Duhet të besojmë, por jo të krijojmë iluzione

“Dorëzimi” është një fjalë që për Jose Mourinhon tingëllon e huaj por ai e pranon se momenti që po kalon skuadra e tij nuk është aspak i mirë. Gjithsesi ai është njeriu i përzgjedhur për të drejtuar Chelsean dhe ka besim se ekipi i tij do të dalë nga tuneli. “Ndoshta kemi shansin të zhvillojmë një kampionat të çmendur dhe ta mbyllim në vendin e katërt. Derisa matematika na i lejon duhet ta provojmë”, deklaron portugezi në konferencën për shtyp pak ditë përpara ndeshjes së vështirë në transfertën e kryesuesve të Leicester.
“Përpara disfatës ndaj Bournemouth isha i bindur se do ta arrinim vendin e katërt por duhet të jem i ndershëm dhe ta pranoj se ajo humbje është e rëndë dhe nuk e kisha menduar asnjëherë. Disa klube po bëjnë shumë mirë dhe disa të tjerë jo. Sot nuk është e mundur të fitosh 3,4,5 apo 10 ndeshje rresht. Me pak fjalë, unë mendoj se duhet të besojmë por jo të krijojmë iluzione”. 

Humbja e fundjavës së shkuar riktheu zërat për një largim të mundshëm të portugezit nga stoli i bluve, por vetë Mourinho mbetet i qetë.

“Kam një kontratë që më lidh edhe për 3 vite e gjysmë dhe dua ta çoj deri në fund. Më pas do të drejtoj një klub tjetër edhe pse ka skuadra tek të cilat nuk do të shkoja kurrë. Rezultatet e këtij sezoni nuk janë normale por për çdo trajner duhet të jetë  mundësia që ai të çojë deri në fund punën e nisur. Ajo që nuk është normale po ndodh në këto momente me ne”.

Mourinho është një idhull i padiskutueshëm në “Stamford Bridge” dhe ai ndihet krenar për këtë fakt, duke theksuar se kur njerëzit thërrasin emrin e tij ndihet në siklet sepse nuk di si të reagojë ndaj mbështetjes së madhe që tifozët i kanë dhënë në këto ditë të vështira.

Shpernda artikullin

Ibrahimovic aspak modest, përfshin veten mes lojtarëve më të mirë

Artikulli Pas »

Rio 2016, Federer konfirmon pjesëmarrjen përkrah Martina Hingis