Futboll

Futboll
_79849075_hazard_mourinho_ap
  • Lexuar 702

Mourinho: Hazard pa rivalë, është më i miri në Angli

Jose Mourinho mbështet futbollistin e tij Eden hazard duke u shprehur se belgu është me diferencë të madhe lojtari më i mirë në Premier League ndërsa beson se nuk mund të ketë zgjedhje tjetër vec tij për fituesin e cmimit Lojtari i Viti në Premier League. Futbollistë si lojtari i Tottenham Harry Kane, i cili ka shënuar 29 gola në të gjithë kompeticionet këtë sezon, dhe Philippe Coutinho i Liverpulit janë kuotuar si rivalët potencialë të Hazard për cmimin individual me sezonin që po shkon drejt fundit. Gjithsesi Mourinho bën fushatë për futbollistiin belg për të fituar këtë nderim që ka shkuar për një futbollist të Chelseat për herë të fundit në sezonin 2004-2005 kur John Terry u shpërblye me të si kapiteni që udhëhoqi blutë drejt titullit të parë kampion për ta në 50 vitet e fundit.

” Me ato që po bën Hazard, për të qenë të sinqertë, nuk duhet të ketë fare debat për këtë cmim. Nëse dikush hedh të tjerë emra si kandidatura kjo ndodh pasi ata duan të shesin gazetat apo tu hedhin njerëzve hi syve. Hazard është lojtari më i mirë këtë sezon, madje me goxha diferencë nga ndjekësit”

Me Chelsean që kryeson kampionatin, Mourinho hodhi poshtë zërat se ky aktuali ka qenë një sezon i lehtë për blutë, duke insistuar se gara për titullin ka qenë më e vështira në karrierën e tij si trajner.

“Në Angli ky kampionat është më i vështiri nga të tjerët që kam zhvilluiar si trajner. ka shumë skuadra që u përfshinë në garën për titullin. Në fillim ishim ne, Manchester United dhe Arsenali ndërsa tani janë edhe City, Liverpool dhe Tottenham. Gjithashtu edhe kualiteti i skuadrave të mesit të tabelës i ka bërë gjërat më të vështira për pretendentët”.

Shpernda artikullin

Java e 30-të, aty ku nuk lejohen hapat falsë

Artikulli Pas »

Duro: Humbja në Korçë nuk na largon nga titulli