Futboll

Futboll
vllaznia1
  • Lexuar 383

Mungesat përndjekin Vllazninë edhe ndaj Partizanit

Vllaznia nuk gjen qetësi për shkak të problemeve fizike të shumë futbollstëve kuqeblu. Mungesat e shumta që u ndien në transfertën me Kukësin, do ta shoqërojnë klubin shkodran edhe në sfidën e shtëpisë me Partizanin. Trajneri Armando Cungu nuk do të ketë në dispozicion të paktën dy futbollistë: Bardullën që është i pezulluar pasi kaplotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë si dhe mbrojtësin Antonio Marku, të dëmtuar.

Por problemet nuk mbyllen me kaq. Kapaklija dhe Hebaj vazhdojnë të jenë në dyshim për ndeshjen e radhës në kampionat, ndërsa Bicaj duket se e ka kaluar dëmtimin dhe me shumë mundësi do të jetë gati ndaj të kuqve.

Sipas kalendarit Vllaznia e pret në Shkodër Partizanin, pikërisht në Loro Borici, teksa në ndeshjet e fundit në shtëpi ka qenë i detyruar të luajë në “Reshit Rusi”.

Tapeti i stadiumit të rikontruktuar plotësisht vetëm pak muaj më parë ishte gati për ndeshjen e kombëtares me Izraelin por për arsye siguria kjo ndeshje u zhvendos në “Elbasan Arena”.

Përtej këtyre problemeve, ekipi shkodran ka përfituar në renditjen e përgjithshme nga dënimi i Flamurtarit me minus 6 pikë nga komisioni i Disiplinës, duke u zhvendosur nga vendi i 7-të në të 6-in, megjithatë kuqeblutë e kanë të qartë se janë shumëpikë në lojë dhe asgjë nuk është e garantuarm ndaj do të bëjnë maksimumin ndaj të kuqve për të marrë fitoren.

Shpernda artikullin

Europiani U-19, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët

Artikulli Pas »

Elbasan, vijon konvertimi dhe shitjave e biletave