Futboll

Futboll
MUSTA
  • Lexuar 174

Mustedanagiç grumbullon kombëtaren e 17-vjeçarëve

Kombëtarja e U–17 prej disa ditësh është grumbulluar në Resort “Tropical”, ku po përgatitet për turnuen e Qipros, që do të zhvillohet në datat 25-30 prill. Trajneri Xhemal Mustedanagic ka grumbulluar në total 24 futbollistë, por vetëm 20 prej tyre do të marrë me vete në këtë kompeticion. Por pavarësisht atyre që do të përzgjidhen, Mustedanagic thekson se të gjithë duhet ta shikojnë këtë grumbullim si një mundësi.

“Unë mendoj se cdo lojtar duhet të jetë i kënaqur që është pjesë e ekipit kombëtar pavarësisht se më pas  dikush prej tyre  duhet të kthehet në shtëpi. Për momentin kam grumbulluar 24 lojtarë, 3 prej të cilëve portierë, gjithsesi dhe ata që do të largohen duhet ta shikojnë këtë si një mundësi për të ardhmen duke qenë se në muajin maj do të kemi dhe një tjetër turne të rëndësishëm si Lazio Cup.”

Për Mustedanagic është e rëndësishme që lojtarët që grumbullohen me skuadrat e moshave në të ardhmen të bëhen pjesë dhe të ekipit Shpresa apo kombëtares së parë.

“Është shumë e rëndësishme që nga kombëtaret e moshave lojtarët të arrijnë të luajnë një ditë për Shpresën ose Kombëtaren e madhe. Aktualisht të U-21 ka 5-6 lojtarë që kanë ardhur nga U-17 dhe U-19, si Cekici apo Bare. Para pesë vjetësh kam thënë që pas 10 vjetësh shqipëria do të bëhet një vend i rëndësishëm në futboll. Këtë gjë e  arriti shumë shpejt, për pesë vjet, në momentin kur arriti të kualifikohet në Europian dhe kjo nuk është pak. “

Por përvec furnizimit të kombëtares së madhe me talente, për Mustedanagic janë të rëndësishme dhe rezultatet, të cilat me 17 vjecarët nuk i kanë munguar.

Në këto 6 vjet kemi qënë dy herë në Elite Round nëse disa situata do të kishin qenë më të qarta për ne do të kishim qenë dhe dy herë të tjera. Talentet duhen, por duhen dhe rezultatet, sepse dhe ato janë të rëndësishëm.

Shpernda artikullin

Barleti Volej shpallet kampion

Artikulli Pas »

Nora Gjakova medalje bronzi në Europian