Një borxh prej pothuajse 11 milionë lekësh të reja për Tiranën që mbetet në fuqi. Klubi bardheblu humbet përfundimisht cështjen me Gjergji Muzakën që pasi fitoi në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve të drejtën për tu paguar në shumën egzakte prej 10. 697.000 lekësh për detyrimet e prapambetura nga ana e klubit shikon që i njëjti vendim të mbetet në fuqi edhe pas ankimimit të klubit bardheblu në Dhomën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Kas, sic njihet shkalla më e lartë e drejtësisë sportive në fakt nuk e ka marrë fare në shqyrtim cështjen duke njoftuar se procedura për cështjen Tirana kundër Gjergji Muzakës ka përfunduar dhe është fshirë nga lista e procedimeve të Kas, me Tiranën që vec të tjerash detyrohet ti paguajë Gjergji Muzakës edhe 1000 franga zvicerane të shpenzuara për procedurat gjyqësore. 106 milionë lekë janë padyshim një barrë e konsiderushme financiare për klubin që do të luajë për herë të parë në histori këtë sezon në Kategorinë e Parë. Borxhet e prapambetura kanë qenë problematika më e mprehtë që ka penalizuar jo pak klubin bardheblu të angazhuar në këto vitet e fundit për të shlyer detyrimet në mënyrë që të ketë mundësinë për të hapur një epokë të re. Merkatoja e kësaj vere pritet të sjellë një fond të konsiderueshëm për Tiranën me shitjen e Merveille prej së cilës do të arkëtohen 400 mijë euro ndërkohë që në klub nuk mungojnë edhe oferta të rëndësishme për lojtarë si Aquah nga i cili Tirana synon të përfitojë edhe 200 mijë euro të tjera.
Lajme të tjera
Champions League
Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...
Serie A
Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...
Lajme
Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...
Bundesliga
Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...