Futboll

Futboll
napoli
  • Lexuar 154

Napoli në çerekfinalen e Kupës së Italisë

Napoli është skuadra e parë cerekfinaliste e Kupës së Italisë. Jugorët fituan 3-1 ndaj Spezias duke shfrytëzuar në maksimum shortin e lehtë në këtë raund. Skuadra e Sarrit megjithatë nuk e pati aq të thjeshtë, pasi në pjesën e parë gjithcka ishte në barazim.

Golit të Zielinskit që në minutën e 3-të ju përgjigj Piccolo në të 35-tën, që e bëri Spezian të duket e madhe në “San Paolo”. Në pjesën e dytë megjithatë Napoli e zgjidhi sfidën mjaft shpejt duke gjetur golin e 2-1 me Giaccherinin në të 56-tën. Vetëm një minutë më pas ishte Gabbiadini që shtyu për në rrjetë një top të thjeshtë duke vulosur jo vetëm kualifikimin e jugorëve por dhe rezultatin përfundimtar.

Shpernda artikullin

Elton Pereira Gomes, lojtari më i ri i Kukësit

Artikulli Pas »

Asnjë dëmtim serioz për Abrashin