Futboll

Futboll
sf-ranking
  • Lexuar 140

NBA, ja formacioni më i mirë i vitit

James Harden, Lebron James, Rusell Westbrook, Kawhi Leonard dhe Anthony Davis. Nëse këta të 5-të do të luanin në të njëjtën skuadër të gjitha ekipet e Nba do ta kishin thjeshtë një mision të pamundur për ti mposhtur. Por për fatin e tyre të keq për spektaklin e këtij sporti, këta 5 basketbollistë të cilën janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të vitit luajnë në 5 skuadra të ndryshme. Në unanimitet të plotë juria i ka dhënë plot 100 vota nga 100 të mundshme, yllit të Houston Rocekts James Harden, i cili zgjedhja e parë e formacionit të vitit duke u vlerësuar maksimalisht për atë cfarë ka shfaqur mbi parket gjatë sezonit të rregullt. Nga 99 vota kanë marrë Lebron James dhe Rusell Westbrook, të cilët gjithashtu kanë zhvilluar një sezon fantastik. Ndërsa disi më pas  përsa i përket votave qëndrojnë Kawhi Leonard i San Antonios por edhe Antony Davis i NeW Orelans Pelicans i cili la pas francezin Rudy Gobert të Utah me vetëm 2 vota më tepër. Asnjë lojtar i Golden State në 5-shen më të mirë të vitit në Nba, me Stephen Curry-in që përfundoi në formacionin e dytë më të mirë, ashtu si Kevin Durant apo edhe Isaiah Thomas i Bostonit.

Shpernda artikullin

Dvornekovic: Dua ta ngre lart trofeun

Artikulli Pas »

Skënderbeu konteston çmimet e biletave me Kukësin