Futboll

Futboll
C93qWB0XUAAva7a
  • Lexuar 156

Ndahet nga jeta trajneri Ugo Ehiogu

Bota e futbollit vajton Ugo Ehiogu. Ish futbollisti i Anglisë,  Aston Villa-s dhe Middlesbrough, trajneri i skuadrës së nën 23 vjecarëve të Tottenham, humbi jetën në moshën 44 vjecare, pas një ataku kardiak të enjten ndërsa gjendej pikërisht në qendrën stërvitore të klubit. Transportimi i menjëhershëm në spital rezultoi pa sukses, pasi vetëm pak orë më vonë Tottenham komunikoi ndarjen e tij nga jeta.

“Fjalët nuk mund të përshkruajnë traumën dhe trishtimin që provojmë. Mungesa e Ugos do të jetë e pazëëvendësueshme” , shkruan Tottenham në një komunikatë. Ehiogu, në karrierën e tij kishte përshkuar të gjithë ekipet e moshave me kombëtaren angleze deri në skuadrën A, duke u bërë një flamur në qendër të mbrojtjes te Aston Villa dhe Middlesbrough.

Shpernda artikullin

Dhuna, pezullohet përjetë Kristian Lleshi

Artikulli Pas »

Nuk ishte terrorizem, arrestohet atentatori i Borussias