Futboll

Futboll
tirana
  • Lexuar 560

Në derbin e Shqipërisë fiton… mërzia

Në derbin e Shqipërisë fiton… mërzia. Asnjë gol dhe pa emocione Tirana-Vllaznia përballja që deri pak vite më parë e kishte spektaklin e garantuar sido që të shkonte. Këtë herë dy skuadrat më me traditë të futbollit shqiptar u ndanë në barazim 0-0 duke dhuruar shumë pak në fushën e lojës, me Tiranën që bën një hap pas në krahasim me fitoren ndaj Flamurtarit dhe i duhet ta kërkojhë në 2016 fitoren e parë në Selman Stërmasin e ri.

E niste me Bakaj, Fukiu dhe Gilman Lika përpara te Tirana për ndeshjen e fundit të vitit në shtëpi Daja dhe bardheblutë kishin iniciativën në krahun e tyre  që në fillim, por duke shfaqur shterpësi irrituese përpara. Gilman Lika tenton në të 11 me një godtje nga jashtë zonës por topi është goxha sipër traversës. Nuk vonon edhe përgjigja e Vllaznisë me Bardullën që harkon në zonë 4 minuta më pas dhe Edvan Bakajn që tregon se zona është e tij. Gjithsesi Tirana mbetet më kërkuese, në minutën e 20 Hoxhallari kroson mirë në zonë por nuk bën më të mirën Lika që dërgon me kokë topin te portieri edhe pse ishte i mirëpozicionuar.

4 minuta më vonë është rradha e Karabecit për të provuar nga jashtë zonës pa precizioni i duhur ndërsa në të 27 një përshëndetje nga sistemi ujitës i fushës për pak sekonda.Loja vijon me Tiranën që stacionohet në gjysmëfushën shkodrane por nuk krijon dot përpara, edhë në minutën e 42 kur Karabecin kroson për Likën goditja e shkodranit devijohet nga Denis Pjeshka. Pjesa e parë mbyllet me një gol, por të parregullt të Tiranës, në rastin klasik të shprehjes lëmsh para porte Smajli con topin në rrjetë por pasi arbitri kishte vërshëllyer për një faull të bardhebluve. Edhe në pjesën e dytë melodia nuk ndryshon me Tiranën që qarkullon por i mungojnë idetë përpara në të 55 Bakaj tenton nga distanca duke cuar topin sipër traversës, pak a shumë e njëjtë përgjigja e Vllaznisë tre minuta më pas me Shtubinën që nuk gjen dot katërkëndëshin e mbrojtur nga Edvan Bakaj.

Për gjithë vijimin e pjesës së dytë ndeshja bëhet sterile dhe ska pothuajse asgjë për të treguar përvec zëvendësimeve të Ilir Dajës që i provon të gjitha, fillimisht fut në lojë Hoxhallarin për Gërcaliun, 61, më pas është Karabeci që i lë vendin Argjend Malajt, min 71 dhe në fund provon edhe Muzakën për Fukuin, por janë ndryshime që nuk ndryshojnë asgjë pasi Tirana nuk del dot nga guaska e mediokritetit. Nuk arrin të gjejë golin e fitores për pak centimetra në minutën e 93 në një goditje të bukur dherazi të Bakajt dhe Vllaznia që vuajti vetem ne minuten e fundit te shteses duke menduar gjate gjithe ndeshjes më tepër për të mos pësuar  falënderon duke marrë në shtëpi më barazimin 0-0 një pikë të vlefshme. Ajo që humbet është klasikja e Shqipërisë që ka shteruar jashtëzakonisht në spektakël, ndërsa Tiranës i mbetet ti kërkojë vërtet shumë Babagjyshit për vitin e ardhshëm.

Shpernda artikullin

Hiddink zyrtarisht te Chelsea deri në fund të sezonit

Artikulli Pas »

Daja: Jam i zhgenjyer nga sulmi. Grima: Pikë me vlera