Futboll

Futboll
CVzRYamW4AApEDo
  • Lexuar 535

Negredo refuzon Barcelonën

Ti thuash jo Barcelonës është dicka që nuk bën cdo futbollist. Por kjo shprehje nuk tingëllon kur bëhet fjalë për Alavaro Negredon sulmuesin spanjoll të Valencias. Sipas asaj që raportojnë media të ndryshme 30-vjecari nga Madridi ka refuzuar një ofertë të drejtuesve të Barcës për tu bërë pjesë e katalanasve për 6 muajt e ardhshëm. Ofertat në drejtim të bomberi race si Negredo nuk mungojnë dhe më e fundit është ajo e Barcelonës, por ish lojtari i Manchster City nuk dëshiron që në pjesën e dytë të këtij sezoni të shndërrohet në një rezervë luksi në radhët e blaugranave dhe për këtë arsye ka vendosur ti thotë jo interesimit të skuadrës së Luis Enriques.

Në këtë mënyrë Barcelona duhet të shikojë për alternativa të tjera pasi peshkaqeni sic njihet ndryshe Negredo nëse largohet nga Valencia nuk do ta bëjë këtë gjë për tu transferuar në Camp Nou. Luis Enrique prej kohësh u ka kërkuar drejtuesve një sulmues  në mënyrë që të zëvendësojë  mësëmiri Messin, Neymar ose Suarez kur ndonjëri prej tyre të jetë i dëmtuar. Emra të tjerë që ndiqen më vëmendje nga Barcelona janë dhe Nolito i Celta Vigos, braziliani  Alexandro Pato apo italianët Gabbiadini e Berardi.

Shpernda artikullin

Ranieri dhe Vardy më të mirët e muajit në P. League

Artikulli Pas »

Vettel: Sezon pozitiv me Ferrarin