Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Nijas Lena, ka akord Kukësi-Teuta

Nijas Lena është me efekt të plot lojtar i ri i Teutës. Vetëm pak ditë pasi durrsakët e prezantuan mesfushorin si përforcimin e merkatos së verës, klubi gjeti zgjidhje edhe për dokumentacionin e futbollistit.

Pas negociatave të zhvilluara, drejtuesit e Teutës dhe ata të Kukësit arritën akordin, për zgjidhjen me konsensus të kalimit të 31-vjeçarit nga Struga në “Niko Dovana”.

Lena e mbylli aventurën me Kukësin me titullin kampion të fituar, por polemikat nuk munguan, pasi veri-lindorët këmbëngulnin që lojtari ishte ende nën kontratë me ta.

Pretendime të hedhura poshtë nga fantazisti, i cili vendosi që si lojtar i lirë të kthehej në Durrës, aty ku ka luajtur edhe në vitin 2016. Me çështjen që rrezikonte të kalonte në organet e drejtësisë sportive, zgjidhja erdhi nga angazhimi i drejtuesve të dy klubeve.

Kukësi vendosi ti japë leje-kalimin Nijas Lenës, ndryshe nga sa ka ndodhur me portierin Koliçi apo sulmuesin Emini, ndërsa Teuta siguron një përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri. Lena doo të jetë truri i skuadrës së Maganit, me Teutën që është rinovuar thuajse plotësisht dhe ka si objektiv që jo vetëm të mos e diskutojë mbijetesën, por të konkurrojë për një vend në kupat e Europës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...