Futboll

Futboll
loroooooo
  • Lexuar 1359

Nis vënia e stolave në “Loro Borici”

Firma ndërtuese që ka marrë përsipër ndërtimin e “Loro Boricit” ka vijuar me intensitet punën për t’u mbyllur brenda afateteve të përcaktuara të gjitha punimet në këtë impiant që do ta përmirësojë dukshëm infrastrukutrën e futbollit shqiptar. Pas shtrimit të të tapetit që në ditët e para të 2016-ës, ka nisur puna edhe për vendosjen e ndenjëseve, në mënyrë që në përfundim të muajit mars të mos ketë asnjë pengesë për hapjen e dyreve të këtij stadiumi për tifozët.

Sikurse shihet edhe nga fotot në tribunën përballë, një nga sektorët që nuk është shembur, në rreshtat e parë janë vendosur disa stola me ngjyrë të kuqe, që do të kombinohen më tej me ndenjëse blu, duke respektuar simbolet e Vllaznisë. Një lajm i mirë jo vetëm për tifozët shkodranë, por edhe për mbështetësit e kombëtares, që mund të jenë më të shumtë në numër për të ndjekur kuqezinjtë, falë kapacitet prej 17 500 vendesh të këtij impianti.

Ritmi i punimeve është i kënaqshëm edhe në tribunën kryesore, e cila është ndërtuar nga e para. Duke i përqendruar forcat paralelisht në disa sektorë, pritet që në fund të marsit “Loro Borici” të hapë dyert për t’u përuruar, ndoshta me një miqësore të kombëtares.

Shpernda artikullin

Tomorri: Ishim më të mirët, e merituam fitoren

Artikulli Pas »

Dervishi: Partizani do të luftojë deri në fund për titullin