Futboll

Futboll
majlindaaa_1492710850-4456377
  • Lexuar 103

Nora Gjakova medalje bronzi në Europian

Xhudoja dëshmon edhe një herë që është sporti më i suksesshëm shqiptar dhe me një të ardhme të ndritur. Pas triumfit të tretë të Majlinda Kelmendit në kampionatin evropian, me medalje të brozntë është stolisur edhe xhudistja tjetër pejane Nora Gjakova. 24 vjeçarja mposhti bullgaren Ivelina Ilieva në kategorinë deri 57 kilogramë. Gjakova fitoi përballjen me Ippon. Në këtë turne që po zhvillohet në Varshavë të Polonisë, Gjakova u inkuadrua në rrethin e 2-të, dhe pa asnjë problem fitoi luftën me vendasen, Anna Borowska. Pastaj në çerekfinale mposhti xhudistën nga Britania e Madhe, Bekky Livesey. Megjithatë, rastin për medaljen e artë e humbi në gjysmëfinale duke pësuar disfatë nga francezja Priscilla Gneto. Medalja e bronztë ne kampionatin evropian, për Gjakovën erdhi vetëm një javë pasi ajo fitoi të artën në turneun Grand Prix që u zhvillua në Antalya të Turqisë.

Shpernda artikullin

Mustedanagiç grumbullon kombëtaren e 17-vjeçarëve

Artikulli Pas »

Man. United, Lyon e Ajax kualifikim me vuajtje